Puna është nder, gjobëvënia është krim !

Nga Nebil Çika

Po shoh ca portale e media që ,me apo pa qëllim, kanë interpretuar keq një debat timin militanten e rithemelimit të Berishës, znj. Indira Bushti në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në RTSH24 .
Dua të sqaroj se kjo pjesë,vetëm disa sekonda, e debatit nuk kishte te bënte fare me temën e emisionin gjë që solli edhe reagimin e të tjerëve në studio. Duke iu përgjigjur pyetjes se drejtuesit te emisionit se cili ishte mendimi im për Kuvendin e Rithemelimit të Berishës thash se: “ishte një riciklim personave që i shkaktuan humbjen me të madhe në histori PD , atë të 2013 me një milionë vota “. Kjo nuk i pëlqeu zonjës e cila ndërhyri me nervozizëm duke më kërkuar të thosha se kush ishin ata . Ju jeni njëra prej tyre, i vutë gjobë të pa ligjshme 1 milionë euro Shijak TV , kur ishit kryetare e KKRT -i thashë. Zonja e mori për personale dhe pasi pa telefonin ku i vinin vazhdimisht mesazhe reagoi me një mashtrim ; “Ju më keni kërkuar punë mua ne KKRT, prandaj me keni inat . Sigurisht që e mohova këtë shpifje të sajë gjë që solli reagimin me fyerje të zonjës të cilës, për shkak të etikës dhe edukatës sime, nuk mund ti përgjigjesha me të njëjtën monedhë . Pikërisht vetëm ky moment paska tërhequr vëmendjen e disa portaleve e mediave ndërkohë që në atë emision u thanë shumë gjera thelbësore me interes për publikun dhe atë që ndodh realisht në këtë vend .
Nuk i dhashë rëndësi këtij detaji të emisionit por me që media sociale dhe jo vetëm po i jep kaq rëndësi jam i detyruar të sqaroj disa gjera .
Edhe sikur ta marrim të mirëqenë shpifjen e zonjës nuk mendoj se të kërkosh punë është turp.
Turp madje krim është të vesh gjoba të pa ligjshme, të dhunosh fjalën dhe lirinë e medias te bëhesh “hanxhar” i qeverisë kundër të vërtetës siç bëri zonja në vitin 2013 me gjobën në shifra historike 1 milonë euro ndaj Shijak TV, gazetar i të cilit isha edhe un ,gjë që vazhdoi me dhunimin e gazetarëve shtatzëna, prishjen dhe sekuestrimin e antenave dhe akte te tjera dhune të urdhëruar nga ky person ndaj Shija TV . Pronari i Shijak TV iu drejtua gjykatës e cila vendosi qe gjoba e zonjës Bushati ishte e paligjshme dhe e anuloi atë duke vetëtuar edhe ligjërisht gjobëvenien për motive politike e cila pati efektet e sajë edhe elektorale pasi shikues të Shijak TV deklaronin në ekran se për pikërisht për këtë sulm të pa ligjshëm e mosmirënjohës nuk do të votonin më PD.
E shoh të nevojshme te sqaroj ata që nuk e dinë apo ata që nuk e mbajnë mend këtë dhunë të qeverisë Berisha , nëpërmjet kryetares së tij të KKRT znj. Bushati ndaj Shijak TV me qëllim të drejtpërdrejtë: mbylljen e gojës. Cili ishte halli i qeverisë Berisha dhe zonjës me ekranin tonë ?! Kam qenë i qartë atëherë e jam dhe tani se halli i tyre ishte e vërteta që ne prodhonin dhe transmentonim në atë kohë . Në programin tim “Rrno për me tregue ” zbardheshin krimet e komunizmit dhe autorëve e tyre .Shumë nga emrat e autorëve të krimeve ishin ne pushtet ,në qeveria , ministra ,në kabinet të z. Berisha , në parlament si pjesë e shumicës se PD, në polici ,shërbim informativ. Me konkretisht : Kur ne emision trajtoja një nga krimet me te rënda të dikatuares : marrjen e gjakut të foshnjave nga materniteti per t’ia dhne Enver Hoxhë, direkt dhe indirekt, dilnin emrat e miqve të Berishës e ndoshta edhe ai vet. Kur un trajtoja ndalimin e besimit në Zot prishjen e kishave e xhamive, pushkatimet dhe persekutimin e klerikëve e besimtarëve më dilte emri i Tritan Shehut ai autor i këtyre krimeve. Kur luftën e klasave në art e kulturë me dilte si persekutor emri i të atit të atit të Ilir Rusmalit,zëvendës i Berishës në qeveri, ndërkohë që zonja ishte sekretare e tij. Kur trajtoja krimet e rebelimit komunist 1997, me dilte “gjeneral” Arben Imami , ministër i Mbrojtjes. Kur trajtoja gjenocidin grek ndaj shqiptarëve në1914 me dilte gjyshi i Genc Pollos, zv/ kryeministër i Berishës dhe zonja sekretare e tij,. Kur flisnim për krimet politike në Shkodër më dilte emri i Rustem Gjatës, në Përmet e Fier i Spiro Kasos etje , Kur flisja për ligjin e munguar të Lustracionit më dilnin para e emërat e Dizdarit, Ymeraj, Lula etje, autorë të krimeve që Berisha i kishte emëruar në krye të drejtësisë shqiptare dhe që rëzuan ligjin ne GJ.K .
Kur flisja për torturat në hetuesi me dilte emri Mehdi Bushatit që u këpuste damarët me dhëmbë te burgosurve politikë .
Ka edhe shume te tjera por këto mjaftojnë për të kuptuar pse Berisha nëpërmjet gjobës 1 milionë euro të vendosur “hanxharit” të tij ne media z. Bushati donte ti mbyllte gojën Shijak Tv dhe të gjithëve ne që punonin atje.
Këta që përmendja ose bijtë e tyre ishin pjesë në nivele të larat të qeverisjes se Berishës ose miq të tij .
Tani shumica e këtyre, bashkë me znj. Bushati , janë ricikluar nga rithemelimi. Pikërisht këtë i thash me një fjali të vetme “hanxharit” të Berishës në media që reagoi me një shpifje ndaj meje, nga që e dinte për çfarë bëhej fjalë. Shpresoj të kem qenë i qartë e ta kuptoni edhe ju këtë .
Tani edhe dy fjalë për shpifjen : Nuk kam punuar kurrë në punë shteti qe nga 1991 e këtej, Në qeverinë e Berishës 2005 -2013 kam pas disa miq e të njohur të mi si Sokol Olldashi ,Besnik Mustafaj ,Jemin Gjana etje që me kane ofruar mundësi shumë të mira punësimi, të cilëve u jam mirënjohës megjithëse i kam refuzuar me respekt . Kam dashur të rri gazetar se mendoj se e vetmja punë që besoj që mund ta bëj me sukses është pikërisht kjo . Kurre nuk jam pushuara nga puna dhe nga mediat ku kam punuar jam larguar vet, për shkaqe qe lidhen kryesisht kufizimin e parimit tim për të shkruar e thënë të vërtetën .
Tek zyra e zonjës, që shpif se un i kam kërkuar punë, në KKRT kam qenë vetëm dy herë . Një herë si anëtar i Bordit të Monitorimit të medias në zgjedhjet e 2009 dhe herën tjetër për të protestuar ndaj gjobës një milion euro që Berisha dhe “hanxhari” i tij në media i vuri në mënyre të pa ligjshme e kriminale Shijak TV.
Po të kërkoja punë shteti kisha e kam shumë mundësi e miq ku ta kërkoja por tek zonja në fjalë, nuk do të më shkonte ndërmend kurrë.