Publikohet spoti zyrtar i “foltores”, Berisha: Në datën 11 dhjetor ju do firmosni me votë të ardhmen tuaj

 

Protagonistë në video-mesazhin drejtuar demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë janë drejtorja e Komunikimit e ‘Foltores’, Floriana Garo, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha si dhe disa delegatë të Kuvendit Kombëtar.

“11 dhjetori është dita historike e rithemelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shprehet Floriana Garo.

“Më 11 dhjetor me votën ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!”, është mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njëherazi lider historik i Partisë Demokratike.