Pse (s)jam dakord me ambasadorin Lu !

 

Nga Nebil Çika

Një deklarate e djeshme e ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu , lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri ka tronditur opinionin publik kombëtar dhe ka bërë xhiron e medieve te botës. Ne deklarate nuk ka ndonjë gjë te re për shqiptaret, pasi ato janë gjera qe ne i dimë dhe janë thënë publikisht si nga media edhe nga opozita, risia është qe këto gjera i thotë edhe ambasadori i SHBA dhe kjo bën qe lajmi te merret seriozisht si brenda edhe jashtë vendit. Në këtë këndvështrim deklarata e z. Lu merr një rëndësi të veçante. Problemi është se ka te vërteta dhe se sa e dobishme është për momentin kur thuhet deklarata e Shkëlqesisë së Tij ! Për ta kuptuar me mire ketë le ti marrim me radhe akuzat e z. Lu .

1-“Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Në këtë drejtim, Kuvendi i 2017-ës është më i mirë se Kuvendi i 2013-ës. Më në fund, shqiptarët, në qeveri dhe në opozitë, duhet të jenë krenarë për përparimin domethënës kundër kultivimit të kanabisit. Por sfida më e madhe dhe më e vështirë është ende përpara Shqipërisë – lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin ryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen.”

Sa e vërtetë është qe kriminelet janë larguar nga parlamenti?! Ka nje keqkuptim te madh për konceptin “kriminel” si nga ligi i dekriminlizimit por me sa duket edhe ambasadori Lu . Këta konsiderojnë kriminelë vetëm autorët  e krimit ordiner të shtrirë në kohë që nga 1991 e këtej dhe nuk llogarisin atë qe Shqipëria ka vuajtur e vuan më shumë , krimin politik , dhe këtu me sa duket qëndron edhe problemi i dështimit ne luften me krimin . Si i paskemi larguar kriminelët nga Kuvendi ku ne krye te tij kemi zgjedhur një nga njerëzit kryesor përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid , ish ministrin dhe shefin e policisë sekrete politike te diktaturës Gramoz Ruci ?! Vetëm kjo mjafton për te provuar se kriminelet jo vetëm qe nuk janë larguar nga parlamenti por kane marre kontrollin e tij. Një nga njerëzit qe na e dëshmoi këtë me mospraninë e tij ne ditën e zgjedhjeve është vete ambasadori Lu ? Kam një pyetje direkt për të: A ka qenë dhe është Ruçi “non grata” ne SHBA dhe cilat janë arsyet? Ne se po atëherë kur dhe ku ka ikur kriminelet nga parlamenti ?!

2- “Çfarë dimë lidhur me problemet e krimit të organizuar në Shqipëri?
Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë. Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët.
Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. “ Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie dhe ai apo ajo do të tregojë edhe një duzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg. “

Zoti Lu ! Vërtetë besoni që këta që përmendni janë 20 familjet që drejtojnë krimin por jo vetëm atë, në Shqipëri ?! Kjo është qesharake . Ata janë ashtu siç i cilësoni ju , i kane kryer e i kryejnë ato vepra penale por ata janë llumi , ekzekutoret, krimi ordiner, hallka e fundit e krimit të organizuar . Mbijetesa e tyre , paprekshmëria e tyre garantohet nga kumbarët e mëdhenj ata ne politikë e ne pushtet . Familjet qe drejtojnë krimin e organizuar dhe gjitha tjetër në këtë vend janë te tjerat ato që drejtuan krimin politik dhe sunduan e sundojnë këtë vend me krim që nga 1945 . Ato që grabitën e grabisin me dhunën e ligjeve dhe bandave zyrtare e private pasuritë, pronat  private e publike te këtij vendi e populli. Trafiku i drogës e armeve dhe lidhjet me krimin e organizuar dhe terrorizmin ndërkombëtar të Shqipërisë nuk fillojnë sot . Për 50 vjet diktaturë komuniste ato i beri banda e quajtur “Sigurimi i Shtetit “ shefi i fundit i të cilit është sot nr 2 apo me mire te themi nr .1 i shtetit shqiptar. Në 1991 si gjithcka  tjetër ne Shqipëri vetëm u privatizua prej tyre . Ndiqni lidhjet politike te bandave qe ju përmendët . Te gjitha të çojnë tek e majta trashëgimtare politike,  juridike e gjenetike e organizatës më të madhe kriminale qe ka njohur ndonjë herë ky vend në historinë e tij PPSH -së. Këtë këtu e di kushdo sigurisht qe e di mire edhe z. Lu e ne mënyrë te veçante agjencitë amerikane te sigurisë, te cilave i referohet ambasadori . Pse ky është krimi i organizuar ?! Krimi i organizuar është që qe bën ligje , politika e strategji shtetërore në funksion te krimeve pasurimit nëpërmjet grabitjen , vjedhjeve,  korrupsionit , trafiqeve te pa ligjshme etje te familjeve te drejtojnë politiken dhe shtetit . Shikoni kush i grabit paratë publike nëpërmjet, tenderët e shëndetësisë , punëve publike , koncesionet , shërbimet publike etje, kush kontrollon procesin e “kthimit e komensimit :  te pronave . Shihni lidhjet e tyre gjenetike , politike e te biznesit me kupolën ish komuniste te vendit por edhe me këto banda e bandite që përmendeni ju . Ku i pastron paratë, kush i’ua regjistrin pronat e pa ligjshme , kush u mbron nga policia , prokuroria apo gjykata, e dimë te gjithë sigurisht qe e dini edhe ju dhe agjencitë tuaja te sigurisë.

3- “Si do t’i mundim drejtuesit e fuqishëm të krimit të organizuar?

Drejtuesit e krimit në Shqipëri rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Në vitin 2016, policia arrestoi 1,349 persona për kundravajtje të lidhura me trafikimin e drogës. Më pak se 100 nga këto arrestime çuan në dënime për trafik droge në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe më shqetësues është fakti që kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim të organizatave të trafikut të drogës gjatë vitit 2016. Edhe në vitin 2015 ishin zero.
Në Shtetet e Bashkuara në vitet ‘20 dhe ‘30 pati një epidemi të krimit të organizuar. U krijuan task-forca elitë të agjencive të ndryshme për të vënë në shënjestër drejtues të mafias si Al Capone. Kishin prokurorë, policë, dhe ekspertë të krimit financiar që punonin së bashku. Është me rëndësi kritike që policët, prokurorët dhe shërbimet inteligjente shqiptare të punojnë më ngushtë për të luftuar krimin e organizuar.
Nuk ka për të qenë e lehtë. Me gjasë do të jetë luftë e egër. Në vitin 2014, Shqipëria pati 72 bomba në makina dhe shumica besohet se ishin rezultat i dhunës mafioze. Populli shqiptar duhet të kërkojë veprim, por duhet të dijë se të arrish rezultate kundër drejtuesve të fuqishëm kriminalë kërkon durim, guxim dhe sakrifica.”

Kjo e fundit duket disi optimiste por ndruaj se serish po e drejtoni gishtin jo fiks ne vendin e duhur. Ju me te drejtë akuzoni policinë dhe drejtësinë për dështim ne luftën me krimin , por harroni qe kjo polici e drejtësi emërohet e zgjidhet nga politika ne pushtet . Me thoni z, Ambasador : Si mund te luftoje krimin një polici te cilës kryeministri i bën thirrje publike te grumbulloje me çdo kusht vota për partine dhe pushtetin e tij . Ku do i siguroje policia votat e kërkuara te kryeministri përveç se te krimi me të cilin ajo ka pune . Por ndërsa policia nen presionin e kryeministrit i kërkon krimit vota,  sa mundësi ka ajo që ta luftoje atë pas zgjedhjeve. Ju e dini mirë qe ky është pushtet i garantuar nga krimi dhe ose qëndron ose rrëzohet bashke me të . Ju z. Lu nuk reaguat atëherë kur kryeministri ne shkelje te çdo ligji e rregulli , urdhëroi publikisht policinë te gjente vota për të. Ne se do të kishit folur atëherë si tani gjërat do te kishin qene shume me ndryshe . Te thënat tani janë si kofini pas te vjeli . Me qe ju sillni si shembull luftën kundër krimit ne SHBA ne vitet ,30 un serish kam një pyetje: Ç’farë mund te ndodhë ne SHBA ne se Presidenti çmendet e u bën thirrje forcave te sigurisë të mbledhin vota elektorale për të?
I nderuar z. Ambasador ! Me vjen keq por ne shumicën e saj qe thatë nuk jam dakord me ju . Ju përmendet banda e emra sot , por si dje edhe nesër uleni e bisedoni me shefat e tyre politikë për drejtësinë reformon e te tjera që synojnë ,te paktën zyrtarisht , luftën kundër krimit te organizuar . Kjo nuk ka fare bythë të rrijë.
Z. Lu , un nuk i di motivet e këtij shpërthimi tuaj ne fund, siç po përflitet te mandatit tuaj diplomatik në Shqipëri, por me duhet me keqardhje t’iu them se problemi madh i Shqipërisë është dekriminalizmi i politikës por kjo nuk behet ne mënyre selektive si ne natyre te krimit edhe në periudhë kohore te tij . Po e përsëris edhe një herë se nuk ka pasuar e nuk ka në historinë e këtij vendi organizate më te madhe kriminale se sa diktatura komuniste dhe zgjatimet e sajë në demokraci dhe lufta kundër krimit sado e fortë e ashper qoftë ajo do te dështojë në se nuk fillon këtu . Te tjerat janë llogje e justifikime. “Pordhë me rigon “ thonë në Labëri !