Pse nuk shkoj në revolucionin antiamerikan të Berishës !

Nga Pashk Ndoci

Perse shkoj dhe nuk shkoj me daten 11 Dhjetor 2021:
1. Te perndjekurit politik jane ne proces demshperblimi me 2000lek/dite burgu, akoma nuk eshte bere gjysma e demshperblimit, gjysma kane nderruar jete, asnje nuk do te mberrije te marre te gjitha kestet. Anetaret e byrose politike jane shperblyer me kater here me shume sesa te perndjekurit e diktatures dhe jane demshperblyer te gjithe me 8mije lek/dite burgu kafeneshe me te gjitha kushtet pa punuar asnje dite si te burgosurit e diktatures. Doktor Berisha a duhet te deklarohet per kete padrejtesi? Po per shtyllat kryesore ku mbeshtet PD si Parti e Djathte, e Qendres Djathte apo e Majte, per Prone, Familje, Te Perndjekur, Fe e Atdhe? Po per platformen Bashkvuajtes dhe Bashkfajtor edhe operativi sigurimit edhe i pushkatuari apo i burgosuri, edhe spiuni edhe i denuari, pushtetaret e larte te sistemit komunist edhe te denuarit apo ata qe jane paguar me 3 lek/dite pune,…?
2.Ligji per token, pervecse nje ligj i Partise Punes, eshte nje ligj kriminal, ku ishpronaret nuk e moren token ne ish pronen e tyre, por edhe se perfituesve sipas atij ligji u eshte dhene toka ne pronesi perfshire kanalet kulluese e kanalet vaditese. Cdo dite shteti shkaterron tokat e mbjella per te pastruar keto kanale, eshte standart qe duhet rregulluar per tu bashkuar me familjen europiane, a ka nje platforme doktor Berisha per te rregulluar kete gabim te tij? Po per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave? Po per tokat e dhena me Koncension ne menyre mafioze ne favor te disa oligarkeve?
3. Sa u perket problemeve organizative ne Parti. Doktori ka shpalos disa propozime, nder te tjera ka disa gabime madhore shkaterruese me synim individin qe atij nuk do ti pelqeje, gje kjo qe nuk sherben per ringritjen e partise (sistemi i dorheqjeve), propozon nje klishe sa te demshme aq e paqarte mbi zgjedhjet me primaret, primaret pa sqaruar se kush do te vendose per kandidim ne garen e primareve, antaresia apo prape doktori si deri tani qe ka skualifikuar qindra intelektuale me sistemin e tij te spiunazhit brenda partise, por edhe nese do te organizohej e lire dhe gjithcka nga antaresia, cfare propozon ai per antaresine pjesmarrese brenda dhe pertej kufinjeve te partise? A ka koshience se ky sistem i parakoheshem do te prodhoje lufte dhe konfrontime fizike, a rrezikon kjo asgjesimin perfundimtar te PD-se dhe te djathtes? Po per garat percarese armiqesore 30 vjecare brenda partise, ku fituesi i ka marr te gjitha dhe humbesi ka humbur gjithcka, a kemi nje deklarim te doktorit? Po per qarkullimin e elitave, sistemi i vetem qe frymezon dhe ben rrotacionin politik ne demokracite perendimore qe ne aspirojme te shkojme, cfare propozon doktori, apo prape me doktorin dhe oborrin e tij qe i ka shperndare si zogj pul/…./ash neper particka dhe nje pjese i ka mbajtur nen sqetullen e dashur te partise? Keto jane kufizime qe te marr pjese ne foltoren permbledhese/kryengritjen/revolucionin e dates 11.12.2021. Qe te marr pjese, me pare duhet te marr garanci qe keto zhvillime te gabuara do te trajtohen, atehere duhet te vendos, kjo eshte kerkesa me e drejte per cdo delegat qe te marre pjese, ky eshte gjykimi i ftohte dhe me mendje te qete. PERSA I PERKET ANASHKALIMIT TE KETYRE PROBLEMEVE JETIKE PER TE ARDHMEN E PD, TE KRIJUARA NGA VETE DOKTOR BERISHA NE 30 VITE, PERDORIMI I DATES 11 DHJETOR VETEM PER TE KAPUR KARRIGEN E KRYETARIT NEPERMES SHARJEVE, SHPIFJEVE, INTRIGAVE TE PAVERTETUARA, NUK MOTIVOHEM TE MARR PJESE NE KETE AKTIVITET, JU BEJ THIRRJE DEMOKRATEVE TE GJYKOJNE ME QETESI DHE MENDJE TE FTOHTE, PA TIFOZLLEK.
5. Per marrdheniet me PARTNERIN STRATEGJIK, SHTETET BASHKUARA TE AMERIKES, duhet qe Shqiptaret te mos mbarsen me urrejtje ndaj ketij aleati JETIK DHE VENDIMTAR TE ATDHEUT TONE, duhet tu thuhet e verteta se ky aleat nuk eshte si qeveria e Surrelit, as e Vicidolit, Kakomese apo Lalzit, ti tregojme te verteten shqiptareve se Ambasadori apo Sekretari Shtetit, transmetojne politika te mirestudiuara dhe afatgjata te Washington DC, jane vetem percjelles te autorizuar te ketyre politikave, duhet tu tregojme se USA ne politikat e saja afatgjata ka strategji se cfare do te ndodhe edhe mbas 100 viteve, tu tregojme se nese Amerika heq dore nga lideri boteror i demokracise, sic ndodhi pak a shume gjate mandatit te Trump, ne Shqiperi dhe ne bote do te sundoje AUTOKRACIA e jo demokracia, do te sundoje Carputinizmi, Erdoganizmi, Maocedunideja apo Neoenverizmi i pershtatur ne ekonomine kapitaliste, gje qe askush nga ne nuk do ta deshironte, tu tregojme shqiptareve se nese Amerika hesht, ato tanket Serbe ne kufi me Mitrovicen duhet vetem 24 ore qe te vijne ne Kukes, apo edhe 24 ore tjera te vijne ne Durresin aq te deshiruar ne shekuj prej tyre, nuk po themi nese Amerika te bjere dakort me shkrirjen e shtetit Shqiptar se cfare ndodh, DUHET TU TRANSMETOJME SHQIPTAREVE mirnjohje DHE JO urrejtje ndaj Shteteve Bashkara Amerikes, shembulli i pare eshte me pranimin e kerkeses Amerikane per QARKULLIMIN E ELITAVE!
Mosplotesimi i kesaj kerkese do te me beje ta PERBUZI kryefoltoren/kryengritjen/revolucionin e dates 11 Dhjetor!