Pse kruhesh … shoku kryeministër?

 

Nga Zef Zefi

1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më gju me popull” në Lezhë, para tre vjetësh,në ditët më të lumtura të krenarizmit të vet, kur kryerilindasi po “bënte shtet” thërret mirditasin;
“Hajde këtu ti. Pse flet nga vendi.”
Mirditasi zbaton urdhërin.
Kryeministri e pyet me nenqeshje dhe ironi,siç di vetëm ai, duke i shtrirë mikrofonin.
“Fol këtu or ti. Nga je ti, ku e ke shpinë?”
Fshatari i tregon fshatin.
“Më thuaj adresën. Ke apo s’ke adresë ti? Ndryshe po s’pate adresë si mund të gjej unë-shteti ty?
Bash kur kryekranaristi po bënte gati dorën për t’ja puthur, fshatari ia pret me të njejtën lakoni e kortezi: “or ti kryeministër, shteti e di mirë adresen time, ndryshe nuk do të mbërrinin faturat…e pagesave”
Meqënëse lakonia e mirditasit i’a plasi qyrret ironisë së Tij, nënqeshja e kryeministrit u konvertua në një buzëqeshje të terratisur…

2-Afro dy vjet më vonë prapë me duar të lagura nga puthjet e tapimarrësve jugas, kryeKrenaristi thërret postribasin: “hajde ketu ti more. Mos fol prej andej.” I shtrin mikrofonin. “Fol këtu, ça ke për të thanë. Që jam burrë i mirë e di. Këtë ma the.”
Postribasi përsëriti: “Je burrë i mirë”
“Këtë e mora vesh se jam burrë i mirë,-gulçoi sikletshëm ironia e k/ministrit, për tja hipur ironisë së fshatarit,-na thuaj ndonjë gjë tjetër”
Atëhere postribasi, që s’ishte trembur prej komunistave, jo më prej komunist-ucave i bëri një pyetje të thjeshtë shkatërruese, sidomos për ata që kurohen për psikopatologji kronike;
“Pse kruhesh, pse djersit.”
K/ministri, nga shkodrani maksimumi mund të priste ndonjë ironi të hollë a elegante, po jo grusht turinjve; ”Kush more unë kruhem?”
“Po. Sa herë flet Saliu, ti djersit, kruhesh. Kruan kryet, b…, qafën…ça ke?