Pse hesht “lideri global” për shqiptarët e Ukrainës ?! 

Nga Nebil Çika

Greqia është shume e shqetësuar dhe e angazhuar për grekët që jetojnë në Ukrainë.
Rreth 20 mijë grekë, sipas medieve greke, jetojnë në zonën e Mariopulit ku po zhvillohen luftime të ashpra.
Ky shqetësim u shpreh edhe nga kryeministri Miçotaqis në parlament .
Në të njëjtën zonë në bregun e Detit të Zi : Krime , Odesa, Mariopul etje jetojnë mijëra shqiptarë të vendosur atje që nga koha e Perandorisë Otomane .
Nuk kam dëgjuar asnjë qeveritar, zyrtar e politikan shqiptare të thotë një fjalë për ta .
Edhe media hesht ?!
Mijrëa grekë janë regjistruar si vullnetarë për tiu bashkuar rezistencës Ukrainase me qëllim të veçantë, mbrojtjen e homogjenëve të tyre.
Greqia ka statistika zyrtare për grekët ( homogjenët ) e Ukrainës, shpesh herë duke regjistruar edhe shqiptarët si të tillë, ndërsa shteti shqiptarë jo vetëm nuk di sa janë e ku janë por as e vë ujin në zjarr për ta.
Është detyrim i shtetit shqiptar, qeverisë, kryeministrit që krahas angazhimit “global” për Ukrainën, edhe në pozitën e anëtarit të NATO dhe Këshillit të Sigurimit të OKB, të tregojë vëmendje të veçantë, të vërë kontakte e të ketë një plan për të ndihmuar shqiptarët atje qofte edhe duke i evakuuar e strehuar në Shqipëri  garte dhe fëmijët e tyre deri sa të mbrojë lufta  .
Por me sa duket po kërkoj shumë . Këta nuk e” rruajnë ” për shqiptarët në Shqipëri jo më për ata në Ukrainë.