Pse 9 maji nuk është festa jonë !

Nga Nebil Çika

8 dhe 9 maji janë ditët kur Evropa e ndare festonte fitoren mbi nazizmin nga që përkon me hyrjen ne Berlin te 1945 te forcave aleate. Duke shfrytëzuar ndryshimin e orës së Moskës me orën e Evropës perëndimorë Bashkimi Sovjetik imponoi 9 majin pasi ne orën qe forcat aleate hynë ne Berlin ne Moske ishte data 9 maj ndërsa ne Evropë 8 maj. Ky vendim i Moskës komuniste i kremtimit te fitores mbi nazizmin iu imponua politikisht të gjitha vendet ish komuniste te Evropës Lindore përfshi edhe Shqipërisë ,megjithëqë shumica e tyre ishin zyrtarisht me orën e perëndimit dhe jo te lindjes . Ishte një ndarje tërësisht ideologjike dhe sot përveç Rusisë shumica e vendeve ish komuniste evropiane kane 8 majin si data e fitores mbi nazizmin e njohur ndryshe edhe si dita e Evropës nga BE. Por lind pyetja: A mund te jene 8-9 maji festë për vendet e Evropës ish komuniste ?!
Përgjigjen e sakte vjen nga Gjermania.
Dje të majtët ish komuniste te Gjermanisë , të mbështetur nga të Gjelbrit bënë kërkesë, ne Bundestag që 8 Maj, të shpallet ditë feste kombëtare per Gjermaninë
Po dje ministra e mbrojtjes se Gjermanisë Annegrett Kramp- Karrenbauer tha se 8 Maj është ditë çlirimi për Evropën Perëndimore, por jo për Evropën Lindore, së kjo ditë nuk ju solli këtyre shteteve lirinë. Kërkesa e bërë nga të majtët u hodh poshtë nga parlamenti.
Vendet e Evropës Lindore në 8 apo 9 maj ranë nga shiu ne breshër veçanërisht Shqipëria që përjetoi diktuarën me të egër komuniste . Komunizmi shkaktoi ne vendet që u instalua me shumë se 100 milionë viktima dhe qindra milionë te tjetre te burgosur, internuar, depërtuar, përdhunuar persekutuar në format nga me çnjerëzoret e dhe zgjati gjysmë shekulli dhe krahasuar me te nazizmi që gjati vetëm 7 vjet 1938-1945 duket lule .
Pra 8-9 maji janë dita e robërisë nga me te egrat për gjysmën e Evropës dhe ne këto kushte ajo nuk mund te jete sa festa e vendeve ish komuniste e as fesat e Evropës . Kjo date nuk e unifikon BE apo KiE por i ndan ato me lumin e gjakut qe ne vendet komuniste vazhdoi te derdhet edhe 5 dekada pas kësaj date . Mendoj se dita e Evropës ku mund ta konsiderojnë si feste te gjitha vendet mund te jete shume mire 3 tetor 1989 dita e rrëzimit te Murit te Berlinit simbolit te nderjes ideologjike lindje perëndim apo liri e robëroi te Evropës . Evropa nuk mund te sillet si Bashkimi Sovjetik ti imponojë si dite feste 8 majin ditën e pushtimit komunist te gjysmës se saje . Shqipëria nuk llogaritet këtu pasi ne ndryshe nga vendet e tjera ish komunistë nuk kemi bere asnjë distancim nga diktatura sidomos ndaj simbolikave te saje . Vazhdojmë te kemi festë zyrtare 29 nëntorin , 5 majin etje dite qe simbolizojnë qartësisht sundimin komunist te vendit , krimet , izolimin dhe katastrofën qe i solli pushtimi komunist kombit e popullit shqiptar.
.