Protesta si model ose Arratia prej semiotikës së diferencave

Nga Ermir Xhindi *

Studentët po protestojnë. Nuk jane të artikuluar, për shumëçka, por njëgjë është e qartë: duan t’i ikin politikës. Por, nuk po pranojnë politikën si përmasë në vetvete aponjëkonstrukt të saj, ashtu siç e njohim?Çfarë do të prodhojë kjo, për politikën nëtërësi e në mënyrë të posaçme për Opozitën? Mendoj se, iluzioni i përfitimit tëatypëratyshëm politik prej protestave nuk duhet të nxisë entuziazmin, përkundrazi, duhet të nxisë njësjellje të matur të Opozitës me to dhe njëpvrsiatje të pjekur mbi domethënien e tyre, veçanërisht pse studentët po i japin një mundësi shumë më thelbësore Opozitës,sesa heperhe, podin e sotëm për krekosje. Ata po i ofrojnë modelin se si kryhet shumica, një shumicë që, tani duket e pamundur dhe është e pamundur për të.
Natyrisht, jo për të ftohur zjarrminë e joshjes prej kësaj ëndrre e pikërisht pse si pedagog e si njeri besoj se ky postmoderniteti ynë butaforik po e shfaros indin moral, shpirtëror e psikologjik të shoqërisë, gjykoj se është e udhës tëndjek përkorësishtshembullin e studentëve (të mi).Në mënyrën time.
Përpara tri vitesh, për arsye të lidhura me përpjekjet e mia në një fushë studimi të quajtur Teori të Përgjigjes së Lexuesit(Reader Response Theory), përgatita njëpyetësor për studentët e mi të gjuhë-letërsisë të vitit I, në Universitetin ‘Ismail Qemali’, Vlorë. Pyetësori u ngrit sizbatimempirikmbi një model teorik për interpretimin e teksteve letrare, njëlloj hibridi mbi përfundimet e Umberto Eko-s e të Stanley Fish-it, model mbi të cilin kisha dhe kam dyshime. Disa prej të dhënave, të cilat i përpunova për një kohe relativisht të shkurtër, gjatëgushtit 2015, mëbënë përshtypje. Ishin ngacmuese, tërheqëse,sikur edhe në rrafshin e kureshtjes vetjake mbi gjendjen shoqërore e familjare të studentëve…, por për shkak të kohës që shtrëngonte, shto këtu se ato rubrika të pyetësorit të lidhura me kushtëzimin e mundshëm të kompetencës ideologjike në interpretimin e teksteve letrare ishinderi-diku periferike në marrëdhënie meobjektin problematiktë punes sime, i zënë me detyrimin për të shkruar kumtesën për Seminarin XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtine (gusht 2015), mbi çështje të religjionit në letërsinë shqipe, m’u desh t’i le mënjanë, edhe pse, siç thashë, e kisha nje ngasje për to.
Kumtesa u krye (Xhindi, E. (2015). Iniciimi i religjionit në letërsi, Aktet e Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 34/2, Prishtinë: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, (p. 136-147), madje aspekte të materialit të vjelëi perdora edhepër një artikull tjetër(Xhindi, E. (2018). The Possible Reader – How Can He Be ‘Possible’? Mediterranean Journal of Social Sciences, Vol. 9, No 2, p. 73-80. DOI: http://10.2478/mjss-2018-0027).
Për shkak te nderlikimit e pasurisë, u jam kthyer nganjëherë atyre të dhënave,kryesisht nërrafshin anekdotik të shfrytëzimit të tyre, sitemë bisede me koleget, njëlloj mallëngjimi (sot e them: banal e mendjelehtë!) mbi tmerrin e ekzistencës që na rrethon,për studentët ‘hallexhinj’ që, na kanë rëne e u kemi rënë për hisè!.
Sot,gjatë protestave të studentëve, disa prej atyre statistikave, madje edhe përfundimin e çuditshëm të artikullit tim të asaj kohe në Seminarmbi rindërtimin thelbësor tëinstitucioneve që rregullojnë jetën tonë, dua t’i komentoj, qoftë dhe përciptazi, publikisht, në një kontekst edhe më të gjerëtëinterpretimit, si një koleksion të shkurtër tezash.
Pyetësori përmbante 7 rubrika. Unë do të paraqes shkurt pak të dhëna prej rubrikës 1 për gjendjen e studenteve si lexues, mbi moshën, gjininë, prejardhjen, vendbanimin, besimin fetar që ndiqnin, besimin fetar të trashëguar, gjendjen materiale (familje me të ardhura të pamjaftueshme, mesatare, të larta), profesionet e prindërve: nëse probleme të ndryshme i kushtëzonin drejtpërdrejt (shendetësore, familjare, të llojit gjyqësor, nëse ishte e mundur t’i përcaktonin, nëse punonin krahas studimeve ose jo: të përkufizonin fushën e interesit: pëlqimet e tyre politike: titujt e teksteve të lexuara prej tyre: tekstet që çmonin më shumë, llojin e teksteve që do të parapëlqenin të lexonin).
Numri i të anketuarve ishte 60, nga të cilët 58 femra; 8 prej tyre të moshës 18 vjeç, 37 të moshës 19 vjeç, 10 te moshes 20 vjeç, 2 të moshës 21 vjeç, 1 i moshës 22 vjeç, 1 i moshës 23 vjeç, 1 i moshës 26 vjeç. Gjeografikisht në masën dërrmuese grupi përbëhej nga studentë me prejardhje nga zona jugperëndimore e Shqipërisë: Vlorë (30), Fier (20), Berat (4), Lushnje (2), Tepelenë (2), Skrapar (1), Gramsh (1). Kontrukti kulturor që perfaqesonte kampioni mund të vlerësohej si relativisht homogjen; lëvizjet brenda linjës përkatëse gjeografike ishin të rralla. Mund të flitet për përfaqësim të qëndrueshëm të një qarku psiko-kulturor që përfshin këndin jugperëndimor të Shqipërisë.Keshtu, në masën dërrmuese origjina fetare e familjeve nga rridhnin përfaqësuesit e grupit ishte myslymane (48); 9 prej tyre vinin nga familje me origjinë të krishtere ortodokse; 3 nuk e paraqitën prejardhjen fetare. Kur u kërkua besimi fetar me të cilin të anketuarit njësoheshin kulturalisht, pavarësisht ushtrimit të riteve fetare 34 prej tyre ndiheshin myslymanë, 14 të krishterë, ndërsa 12 nuk njësoheshin kulturalisht me asnjë besim.
Në pikëpamje të gjendjes shoqërore mbi të ardhurat materiale kampioni shfaqej diku në nivelin relativ të varfërisë… – 13 studentë e cilësuan gjendjen e tyre me të ardhura të pamjaftueshme, 5 me të ardhura të ulëta, 42 me të ardhura mesatare. E dhëna e të ardhurave mesatare po të ballafaqohej me të ardhurat e mundshme, mbështetur mbi profesionet e prindërve dhe gjendjen e pronësisë së të anketuarve, mund të reduktohej në nivelin mes te ardhurave të ulëta dhe të pamjaftueshme. Ne cilësuam 47 të anketuar me të ardhura të ulëta dhe 13 me të ardhura të pamjaftueshme; prirjet politike të atyre qëzgjidhnin politikisht shkonin në masën dërrmuese majtas në 72%; 18% shkonin djathtas. Prej numrit tërësor të të anketuarve 45% nuk prireshin as majtas as djathtas .
Shënojmë se, lidhur me të dhënat mbi gjendjen sociale, kulturore, fetare të të anketuarve, jo medoemos mund të interpretoheshin paraprakisht si tregues të një modeli ideologjik të qëndrimit nga grupi. Kjo mbetej për t’u provuar. Natyra e kampionit, e shumta, ishte tregues mbi strukturen e mundshme te veprimit te kompetences ideologjike, tregues mbi sistemet e vlerave në “lojë”.
Natyrisht, të dhënat e vjela, i takonin një segmenti, që jo medoemos ishte kampion përfaqësues për korpusin e studentëve të asokohshëm, portë paktën ishin tregues për njëmasë studentësh që ndjekin një universitet ‘rajonal’ (siç e quajnë rishtarëtprovincialë me kobure akademikenë Qendër!), në kushtet e përzgjedhjes, jo mbi vullnetin e tyre, të universitetit, përkatësisht, të degës së studimit. Shifrat flasin, e për çdo shpirt kritik këtu ka argument, por në interesin tim ështëinterpretimi në një kontekst më të gjerë kulturor, kështu që, po spekuloj në mënyrë mëpak pragmatike, shpresoj më rrënjësore, mbi vetëm një prej të dhënave të rubrikës (1): pëlqimet politike të studentëve, 45% e të cilëve, nuk njëjtësoheshin me asnjërin krah politik.
Më duhet të jem i drejtpërdrejtë, e po e nis menjëherë me pyetjen: përse Opozita (PD)duhet tëstërmundohet për të mbledhur mbështetje, për t’u pranuar si zgjidhje e mundshme, e vërtetë? Përse shpesh duket e pamundur? Mbi këtë premisë, qoftë edhe të diskutueshme,qoftëedhe vetëm psikologjike, më duhet tëpohoj si tënevojshëm drejtpeshiminmes pasigurisë së një pushteti që bëhet gjithnjë e mëokult, mëarmiqësore banal, per mua, dhe sigurisëqë jep njëmundësi tjetër. Ky drejtpeshim psikologjik, por edhe moral është i vështirë sot.
Për të kursyer pyetjen e natyrshme; po ç’hyn PD apo Opozita këtu? Ka mënyra të tjera për të dalë nga ky hutim, mbaji për vete këto mëdyshje intime, shkurt po them se nuk kam rrugë tjetër. Nuk më kanë lënë rrugëzgjidhje. Si shumë të tjerëve. Politika në Shqiperi është po aq e gjithëfuqishme, e gjithëpranishme, e pashmangshme, sa edhe alternativa e arratisë nga ky vend. Jeta jonë shoqërore është nën hijen e zymtë të politikës, në çdo skutë. Pra, zgjidh e merr.
Në të vërtetë, sot më shumë se çdo herë, individi është i vetmuar, thellësisht i përjashtuar, jo vetëm prej së drejtës për të ndikuar pushtetin, por edhe prej mundësisë për të prekur Opoziten. Edi Rama, në vetë të parë, nuk ia doli, megjithëshpresat e shumë njerëzve– edhe te miat – te autori i ‘Refleksioneve’, por pse e kate pamundur, edhe pse në opozitë, Lulzim Basha?!!
Si është e mundur, që nga ky fond asnjëanës, kur dihet se nuk është e lehtë të jesh asnjëanës në kushtet e gravitacionit kulturor të së majtës -PD, Opozita, nuk arrin të joshë, të marrë pëlqim?
Po ndodh diçka jo e panjohur për ata që merren me interpretimin, kam parasysh dekonstruksionin,sipas Derridës kryesisht. E thënë vendçe: marrëdhëniet brenda sistemit tonë politik,si në çdo sistem semiotik, pra,si marrëdhënie të kryera vetëm në ligjërim, në gjuhë, janë thekshëm marrëdhënie tëdiferencës, marrëdhenie qëkanë synuar intensitetin shenjues të ndryshimit nga një shenjë tjetër, e pikërisht për këtë, çdo shenjë,siç e thote Terry Eagleton: ‘..qëndron si shenjues i diçkaje….të cilën ajo,,, ka nevoje ta shtypë, ta dëbojë prej vetes…’, njëlloj surplus-i(shtesë shenjuese, kuptim i shtuar shenjues) mbi kuptimin e kërkuar të kumtohet. Në këtë kontekst të kërkuar tëkundërvënies, Opozita si shenjë, e mbart pushtetin, e përsërit pushtetin. Në rastin e PD, si parti politike, kjo nuk është e re, është dukuri që e ka shoqëruar prej themelimit së saj, ç’ka paradoksalisht, nuk mund të thuhet për PS, e cila si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e PP, ka ekzistuarnë një kontekst ku sistemi ishte vetë ajo.
Ç’duhet të bëjë PD për të ndërtuar një marrëdhënie të re me shoqërinë për të dalë prej këtij kurthi semiotik (e moral)? A mundet, dhe, pa shkuar drejt sofistikimesh të panevojshme, a ka ndonjë model?
Jemi në njëgjendje semiotike, nëpër njëkrizëtë natyrshme për logjikën e atijsistemi. Kjo mund të jetë e pashmangshme për natyrën e shenjësnë vetvete, por mund të jetë i mënjanueshëmky intensitet isurplus-it, d.m.th., mund të shkohet drejt njëzgiedhjeje që nuk e ndërton veten,vetëm, apo kryesishtnë marrëdhenie binare me kundërshtarin, sipas njëmendësie strukturaliuste, por me nevojën për ta reduktuar atë, surplus-in.Ky është operacion kulturor i ndërlikuar, nënkupton braktisjen relative të gjendjevesimbolike/descriptive, për të mbërritur në një gjendje funksionale, e barazvlershme fjala vjen, me lëvizjet populiste sot në Evropë, ‘5 yjet’ në Itali, p. sh.
Shqip, do të thotë të ulet intensiteti shenjues, pra, të bësh dhe njëkohësisht të jesh, të kapërcesh gjendjen e ‘shëndetshme’ tëshenjës,si e quan Barti, gjendje arbitrare ideologjike, për të shkuar drejt ekzistencës materiale, ç’ka është e pamundur me të njëjtët ‘derra të kenaqun’, që mbushnin podiumet deri në 2013-ën e që Basha i largoi jashtëzakonisht vonë.
Opozita duhet të mbajë parasysh se vepron në një kontekst kulturor fondamentalist, ku simbolet, shenjat, janë e vërteta themelore, me një inerci të jashtëzakonshme të së shkuarës, ku asaj nuk i mjafton të përfaqësojë diçka nësistem. Sa më shumë Opozita shkon drejt shenjimit të të kundërtit, aq më shumëprocesi i të shenjuarit bëhet vetëgjendja e saj, aq më i dukshëm bëhet hendeku mes saj dhe objektit të shenjuar. Kjo dukuri e karakterizoi jetën tonë shoqërore gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, duke qenënë një masë të madhe trashëgimi kulturoree romantizmit, ku të qenit simbolik ishte vetë Të Qenit. Përfytyroni mbi këtë formulë të trashëguar, gjendjen simbolike të Antikomunizmit…,çfarë pështjellimi të neveritshëm ka prodhuar në opozitë!
Shqipëria e 2018-ës po jeton një epokë të dekadencës, përkatësisht dekademcë epushtetit, në kuptimin e vjetër që Montesquieu i jepte termit në“Considerations sur les causes de la grandeur des Romans et de leur decadence”, ku paraqiste ‘…historinë e një trupi politik qëu rrënua pikërisht përshkak të teprisëme të cilën u zgjerua’.Në fakt, pikërisht te zgjerimi i papërballueshëm i pushtetit është tharrmi i dekadencës së sotme. Tipari isaj themelor bëhet energjia e saj shenjuese, simbolike: ajo gllabëron gjithçka, kërkon të shenjojë gjithçka, të prodhojë e të bashkëjetojë, madje me këmbëngulje, me shenja të tjera të kundèrta me të (rasti i Midhat Frasherit).
Synimi i saj i natyrshëm ështëtë jetë gjedhe e qëndrueshme kulturore, jetëgjatë përtej kufijve të vet natyrorë, ajo bëhetnjëlloj religjioni politik përtej moralit, shkon në fondamentalizëm: të qenit fillon kur bëhesh pjesë e saj. Edhe protesta e studentëve, p.sh., nëse nuk është pjellë e dekadencës, mund të gëlltitet prej saj e këtu nuk asgjë të jashtëzakonshme e fatkeqe.
A duhet forcuar konservatorizmi në kushtet e dekadences? A është zgjidhje? Për mua do të ishte zgjidhja e përkryer – dhe nga pikëpamja semiotike është plotësisht e përligjur – forcimi i aspektit funksional shenjues, njëlloj pragmatizmi konservator, etik, këmbëngulës deri në puritanizém.
Në fakt Opozita (PD) ka vepruar pa vetëdijen e procesit qëka pësuar prej ’91-it e deri sot. Themeli i PD është padyshim viti ’91, por gravitacioni i saj ideologjik e sidomos praktik, duhet të shkojëdrejt vlerave të konservatorizmit, d.m.th., dyer të hapura për të gjithë, mbi këtë kusht, mbi konservatorizmin.Çuditërisht, duke e përjashtuar traditën e saj më të mirë, p.sh., eksperimentin e 2005-ës të ngritur mbi këtë metodologji (por, jo mbi këtë ideologji),në rrafshin politik e ideologjik PD i ka liberalizuar qëndrimet e saj, ndërsa ka forcuar sektarizmin organizativ, kur, sipas meje, duhet të ndodhte e kundërta.
Vijmë temodeli. Modeli? Protesta e studentëve, pa dyshim, ështënjë model. Deri tani,e mbështetur në vetinë natyrore të tëqenit, jo për hir të ndryshimit/kundërvëniesme shenja të tjera në sistem, duke qenë jashtë sistemit e duke këmbëngulur të mbetet jashtë sistemit, lëvizja ka zgjuar empati masive popullore, ndonëse edhe për të ekziston rreziku, që duke shqiptuar ndryshimin me të tjerët, të nisë të shenjojëtë tjerët.
Megjithë dyshimin e shqiptuar më sipër,mbi asimilimin e protestës prej dekadencës,e përsëris se nuk ka pikë rëndësie ç’ndodh me të.Në pikëpamjen time, rëndësi ka i shenjuari i saj: pakënaqësia e thellë popullore, revolta e heshtur, e përzier me vetëdijen e pafuqisë e të padrejtësië.
Ky koleksion tezash e ka organik rrezikun e të qeniti mërzitshëm, empirik dhe i stërzgjatur:. Po i mbyll këto pak shënime, duke falenderuar studentët që po na japin zë.

 

*Universiteti ‘Ismail Qemali’, Vlorë