Protesta. Kryeredaktori i RD plagoset në krye të detyrës, Kasmi ne spital me 10 te qepura ne kokë  

 

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi ishte në krye të detyrës, por u dhuna nga forcat e shumta policore në momentin që ishte duke raportuar për protestën.
Kasmi është dërguar me çarje në kokë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Partia Demokratike ka publikuar foto të tjera të kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike teksa është goditur në kokë.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sapo ka dhënë mesazhin përmbyllës të protestës nga selia blu, është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak ku është shtruar kryerdaktori i RD-së, Blendi Kasmi, i dhunuar nga Policia.
Policia ka goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Blendi Kasmi.
Sipas zyrës së shtypi të PD, ‘policia gjakos kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi ne krye te detyrës, në momentet që ishte duke raportuar për protestën’.

 

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.
Në një prononcim për gazetën Rilindja Demokratike, Kasmi u shpreh se mjekët i kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të çarave të shkaktuara nga goditjet e policisë me shkopinj.
“Kjo ndodh kur një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur dhunohet pabesisht nga policia një gazetar, mendoni se çfarë mund t’i bëjnë një qytetari”, tha Kasmi.
Ndërkohë, në spital ka shkuar për të vizituar kryeredaktorin e RD edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Kreu i PD në fjalën mbyllëse para protestueve tek Ministria e Brendshme u shpreh se Kasmi ishte në krye të detyrës kur u dhunua nga forcat e policisë.
Policia ka goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Blendi Kasmi në momentin që ishte duke raportuar lajmin për protestën.
Dhuna policore ndaj kryeredaktorit të RD u denoncua edhe nga iish-Kryeministri Berisha.
“Narkobanditet me uniformë përgjakin protestën e opozitës, godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! sb’, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook.
Rexhep POLISI