Protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë drejt Tiranës nga I gjithe vendi

Mijëra qetetare e sipantizanet e Partisë Demokratike jane nisur me makina private drejt Tiranës për të mbështetur protestën në Tiranë.
Ndërkohë qe njoftohet senjë autobus nga Saranda dhe një nga Konispoli jane nisur drejt kryeqytetit për protesten e orës 18:00. Kjo është hera e parë pas protestës se 16 shkurtit që opozita në Sarandë mobilizohet për protestë. Ne orët e para te mëngjesit kanë filluar nisjet për në Tiranë me automjete personale ndërsa nuk raportohet të ketë persona me precedent penal në radhët e protestuesve.
Nisen drejt protestës se madhe te opozitës ne Tirane, përfaqësues dhe simpatizantë te PD-se se Beratit. Nisja me protestues u be përpara selisë se Partisë Demokratike te Beratit rreth o Protestuesve te PD-se i’u janë bashkuar protestues.
Nga Korça nisen rreth 1300 protestues. Drejtuesit e PD tepër te rezervuar në dhënien e detajeve dhe pikave të nisjes pasi i tremben kontrolleve të imtesishme drejtuesve te autobusëve. Pjesëmarrja më e lartë nga Devolli. Njoftime për vërshimin e qytetarëve drejt tiranas ka nga te gjitha anët e vendit . Protesta e sotme pritet te jete me e madhja dhe me e forta e organizuar deri tani ndaj qeverise Rama .