Protesta e 8 janarit, Alibeaj: Koha që Berisha të shkojë në shtëpi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha përpara selisë blu, në 8 janar.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Sipas tij, “janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët”.

Alibeaj shkruan po ashtu se Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike. Nënkryetari i PD shton më tej se është koha që Sali Berisha të shkojë në shtëpi dhe t’i lëtë demokratët të bëjnë betejën me Ramën.

Reagimi i plotë:

Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!