Protesta e 13 prillit – KKPD mbilidhet sot ne 12:30 

Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës do të zhvillojë sot rreth orës 12:30 një mbledhje të përbashkët mes Këshillit Kombëtar dhe grupit të kandidatëve për deputetë.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë masat organizative për protestën e radhës kombëtare, e cila është parashikuar të mbahet me 13 prill në orën 18:00. Lajmi konfirmohet nga vetë selia blu, ndërsa është siguruar edhe njoftimi për mbledhjen e sotme.

Opozita e bashkuar pas djegies së mandateve vijon përballjen politike kundër qeverisë së Edi Ramës duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore si dhe vendosjen e një modeli për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në vend.

“Sot, e hënë, datë 8 prill 2019, ora 12.30, nën drejtimin e Kryetarit Basha do të zhvillohet mbledhja e perbashkët e Keshillit Kombëtar dhe grupit të kandidatëve të PD për deputetë, për masat organizative për vijimin e aksionit politik dhe protestën e 13 prillit”, thuhet në njoftim.