Prona : Problemi i madh i Shqipërisë, sfida jetike e PD-së

Nga Nebil Çika
“Si djalli nga temjani “ kështu mund të konsiderohet , frika , qëndrimi që politika shqiptare ,qeveria dhe opozita, kane ndaj problemit me te madh te Shqipërisë ,pronat . Sot ambasadorja e BE-se ne Shqipëri , Romana Vlahutin ka hapur {kutinë e Pandorës duke deklaruar se :çështja e pronave është problemi i dyte i madh ne Shqipëri pas drejtësisë . Valahutin ishte e qarte kur tha se zgjidhja e këtij problemi do te filloje nga pronaret legjitime ( ish pronaret ) qe sipas saj nuk po  regjistrojnë dot  ne hipoteka peronat e trashëguar për 300 vjet nga paraardhësit e tyre. Ndërkohe që ne biseda me përafrues te vendeve anëtare te BE me është përsëritur disa here se një nga 5 kushtet e statusit te vendit kandidat për Shqipërinë është kthimi i pronave pronareve legjitime. Por ndërkohë qe BE kërkon nga shteti shqiptar trajtimin e pronës sipas standardit te BE , politika ne Shqipëri ne debatiet  për integrimin nuk e përmend fare ketë kusht te panegciueshem te BE.
Jo vetëm qeveria por edhe opozita po mundohen ta injorojnë këtë kusht te BE, pasi te dyja bashke janë përgjigjese  për masakrën e pronave ne Shqipëri nëpërmjet ligjeve si 7501 për token bujqësorë, legalizimin e ndërtesave ne trojet e grabitura, privatiyimit e etje. Ne asnjë prej diskutimeve ne Kuvend apo debate për integrimin përafruesit e PD-se nuk e përmendin ketë kusht te BE-se gje qe ka bere te mbetet edhe jahte vëmendjes se opinionit publik. Vetëm mosplotësimi i këtij kushti garanton mos marrjen e statusit kandidat dhe duke e shmangur diskutimin e tij politikanet tanë rrahin ujë ne havan e mundohen te sajojnë arsye e argumente kundra e pro mundësisë se avancimit te procesit te integrimit ne BE.
Duket se kjo situate rendon politikisht e elektoarilisht tek PD , forca politike qe ka marre ne 28 vjet mbështetjen e ish te përndjekurve politike dhe pronareve qe ne 95 % janë e njëjta shtrese. Kjo ka qene dhe mbetet një nga arsyet kryesore e tkurrjes politike e elektorale te PD-se nga zgjedhja ne zgjedhje një fenomen qe mund te rëndohet edhe me tej ne se PD nuk ndryshon qëndrimin e saje ne raport me pronën dhe te drejtën e pronareve legjitime . Është pritur qe lidershipi i ri i PD ,pas 2013 , te ndryshonte këtë qëndrim te saje me pronën por deri tani kjo nuk ka ndodhur as ne program e sa ne retorike politike. Hapja e këtij problemi nga kryediplomatja e BE ne Tirane përkon me kohën kur PD ka thirrur Kuvendin Kombëtar, një moment kua ajo ka mundësinë të diskutojë e te korrektojë qëndrimin e saje politik per pronat ne standardet e kërkuara nga BE si një e drejte e themelore e njeriut qe po shkelet ne Shqipëri qe nga viti 1945 e deri sot. Politikanet dhe zyrtaret e shtetit shqiptar e kane informacionin qe pronat janë tashme, jo vetëm një problem i te drejtës por edhe një bare e madhe për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit shqiptar. Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg ka marre dhe po merr me qindra vendime ne favor te pronareve legjitim duke e çuar detyrimin e shteti shqiptar ndaj tyre ne miliarda euro , qe do te paguhen nga taksat e qytetareve te këtij vendi .Një borxh i krijuar nga politika e pa përgjegjshme, qe do te rendoje ne mënyrë te pa drejte , me breza ne shpine te shqiptarëve shumica e te cilëve nuk ka përfituar nga katrahura aktuale e pronave , përkundrazi . Tani,qe BE po e artikulon si prioritet çështjen e pronës politikanet tanë nuk mund te fshihen me pas gishtit , zgjidhja e kësaj çështjeje do te jete sfida, me shume se politike, politike aktuale ,sidomos për PD-ne dhe te ardhmen e saje politiko-elektorale..