Promovohet pjesa e dytë e veprës se Mid’hat Frashërit

Sot u zhvillua aktiviteti i përurimit të veprës së dytë të Mid’hat Frashërit, pjesë e kolonës prej 13 vëllimesh, botim i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”. Pas fjalës përshëndetëse të autorit dhe historianit, profesor Uran Butkës pati edhe kumtesa të tjera në nder të gjeniut të historisë shqiptare. Historiani Uran Butka e vlerësoi si një pasuri e madhe kulturore ende e panjohur apo e varrosur, që i kthehet kombit dhe kulturës shqiptare, tanimë në vëllimin e dytë. Pra, mund ta quajmë kthimi i mbramë i Mid’hat Frashërit. Na nderuan me fjalën e tyre personalitete si Akademik Beqir Meta, Afrim Krasniqi, Agron Tufa dhe Kadri Morina.
Pas suksesit të vëllimit të parë, jemi të lumtur që i shtojmë bibliotekës së secilit prej jush një thesar tjetër, vëllimin e dytë. Falenderojmë sponsorin kryesor të këtij botimi IDS. Librin mund ta gjeni në çdo librari.