Promovohet ‘Konservatorizmi modern europian’ i Artur Roshi

Kreu i Ballit Kombëtar demokrat, Artur Roshi, ka publikuar librin e tij ‘Konservatorizmi modern europian’. Në këtë libër Roshi i paraqet publikut idetë e tij Konservatore mbi ndërtimin e snjë shteti evropian.

Idetë e konservatori modern europian rivijnë në jetë pas me shumë se gjysmë shekulli në terrenin e ashpër të mendimit shqiptar.

Idetë konservatore s’mund të vinin më bukur në bukur në Shqipëri sesa nga pena e vazhduesit të ideve dhe punës së Mid’hat Frashërit, Artur Roshi.

Në një gërshetim të filozofve më të mëdhenj europian të koservatorizmit dhe terrenit të politikës shqiptare që më së shumti vegjeton , në një antitezë të bukur, por fatkeqe lexuesi dallon diferencat dhe mungesat e jetës së tij të përditshme në një realitet pa rregulla loje dhe shpesh në mungesë të lirisë individuale.

Krahasimi mes filozofive marksiste, liberale dhe konservatorizmit nxjerr në pah epërsinë e dukshme të këtij të fundit, duke na sjell para syve eksperiencat e vendeve më të zhvilluara që janë krijuar dhe vazhdojnë të jetojnë si të tillë, një gradë zhvillimi dhe lirie që ne ende se kemi shijuar.

Interesant është raporti i vlerave të vazhdimësisë dhe të trashgimisë që i vihet përballë viti zero dhe njeri i ri pa rrënjë dhe pa identitet. Përballje që tregon se sa vartësi ka ende klasa politike shqiptare nga filozofia marksiste.

“Konservatorizmi nuk është thjeshtë një filozofi por mbi të gjitha është një mënyrë jete -thotë autori, prandaj ky libër merret dhe me tema si feja, morali e drejta e yë tjera që janë bazat e jetesë si konservator.

Ky ” manual” i konservatorizmit modern europian është ajo që i mungon jo vetëm shoqërisë shqiptare, por edhe politikës e cila duam apo nuk duam ne ndërhyn në jetët tona shpesh dhe dhunshëm.

Leximi i librit tenton të bëje lexesin më koshient në kërkimin e lirisë dhe të të drejtave tona.

Autori i librit z.Artur Roshi njeheresh edhe kryetar I Ballit Kombetar Demokrat ne fjalen e tij tha: ” Sot jam i vetëdishëm se filozofia e konservatorizmit modern europian është bazamenti i zhvillimit të vendeve perëndimore euroatlantike dhe ligjshmëria e funksionimit të sistemit kapitalist që aplikojmë sot.

Kjo filozofi është e kundërta e ideologjisë,është një mënyrë jetese,një gjëndje e të menduarit,një lloj i karakterit,një formë për të kërkuar gjërat në mënyrë të qytetëruar.”

Nder te tjera zoti Roshi shtoi: “Pra shohim se këto parime kanë sjellë zhvillim të qëndrueshëm në vendet e përparuara,dhe vijmë në konkluzionin se mënyra se si jetojmë është derivate i mënyrës se si mendojmë.”