Prokurorja e Kukësit e afërt i Edi Ramës. Qytetarët frike nga arrestime politike

Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për dhunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit. Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie mësohet se ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.
Hetimet po mbikëqyren nga Prokuroria e Përgjithshme. Në një deklaratë për mediat, zyra për shtyp e organit qëndro të akuzës bën me dije se “kryeprokurorja Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin”.
Ndërkohë opozita e ka cilësuar “terror politik” atë qe po ndodh ne Kukes pas protestës dhe ka kërcënuar Ramen me përgjegjësi personale. Hetimet ne Kukes mund te kthehen ne politike pers ahka se sipas burimeve nga Kukesi prokurorja e sapoemëruar e rrethit nga familja e njohur komuniste Nushi me origjine nga Vonoi me lidhje gjaku e te tjera me kryeministrin Rama . Alketa Nushi me herët ka qene inspektore e KLD. Aju u emrua ne kete detyre pas ardhjes ne krye te akuzes shqipatre te Arta Markut