Programi i përgjithshëm i Kryengritjes së Kosovës në 1919

 

Nga Av. Xhafer Sadiku

1- As një kryengritës nuk guxonë me I damtue shkiet e vendit vec atyne qi qindrojnë me armë në dorë kundra qëllimit shqiptar.
2- As një kryengritës nuk guxonë me ba ndoj shëmtim mbi trupa të vrame t’ armikut, as me i xhveshë ata anmiq qi jesin dekun e të plagosun ose të nxanun rob.
3- Placka është jasak kryekëputas.
4- As nji kryengritës nuk guxonë me I ba ndoj shëmtim mbi trupa të vramë të anmikut, as me i xhveshë ata anmiq qi jesin dekun e të plague ase të nxanun rob.
5- Veprimi më i gjallë ka me kenë kundra ushtrisë, xhandarmaris e kundra komitave t’anmikut qi kundërshtojnë me armë në dorë, edhe në kjoftë se anmiku banë mizorina kundra shqiptarësh pa armë nenent 1,II, III, IV, kanë me u përmbajt plotësisht e rreptësisht.
6- Nji tradhëtar qi kundërshton e lufton krahas me armikun ase vecanisht kundra qëllimit shqiptar ka për t’u vra pa gjygj e pa afat kush do qi të jet. Por nji tradhtuer pa armë në dorë ka m’u gjugjue para gjyqit të kryengritësve (paries) e ka me u dënue mbas dokumentash e jo me pralla të hallkut.
7- Me të zaptumit të nji shehrit ase të nji katundit serbë shkiet e vendit ashtu edhe carshia të rruhen me gjind besnika e kryengritësit t’a ndjekin anmikun pa afat e pa bjerrë as nji dekikë nëpër shehre e nëpër katunde.
8- Kot e pa nevojë as gjaku I popullit tonë as gjaku i popullit anmik s’ka mu mujt me u derdhë. Por aty ku asht nevoja nji kryengritës s’ka me guxue me u kursye as për gjakun e vet e të vetëve.
9- Auropianët, konsollosat, e shka ka qi i përket këtyne kanë për t’u rujtë me gjind ma të besnika e ma të marrun vesht.
10- Të vramët shqiptarë e kanë për t’u shtie në dhe deri sa të vi ndoj komision i huaj. Mizorinat ba prej anmikut kanë për të mbetë mbi dhe për me iu diftue Europës e Amerikës.