Profil / Kush është Ursula von der Leyen, gjaku blu në krye të komisionit europian

Nga Ermal Ngjelina
Bashkimi Europian nuk është një shtet. Nëse do të ishte shtet Komisioni Europian përfaqëson Kryeministrinë dhe Presidenti i Komisionit Europian është Kryeministri, kreu i Qeverisë.
Një ditë më parë shtetet anëtare të Bashkimit Europian shpallën dhe kandidaturat për postet kyçe në drejtimijn e Unionit.
Përpara shpalljes, si normalisht, ka pasur negociata të forta për emrat që do të jenë në krye të institucioneve. Negociatat për emrat duhet përfaqësojnë dhe hapësirën e influencës së çdo shteti dhe sigurisht zonja në fjalë, mori aprovimin e presidentit të Francës Macron. Ajo fitoi në përballje me ekstremin e majtë Frans Timmermans dhe Franca u shpërblye me kandidimin e Christine Lagarde në krye të Bankës Qëndrore Europiane. Ndërsa komunistët me baza të forta në Europë përfaqësohen me kandidaturën për kreun e politikës së jashtme.
Sigurisht që lexuesi i gazetës Minerva është i interesuar të dijë për qëndrimin politik të zonjës së ardhshme në drejtimin e “qeverisë” të Bashkimit Europian. Por le ta fillojmë nga nëj përshkrim i origjinës dhe jetës së zonjës Von Der Leyen.
Jeta
Emri i saj i plotë është Ursula Gertrud von der Leyen. Mbiemri i vajzërisë është Albrecht. Ajo ka lindur në 1958. Ka lindur në Bruksel dhe ka dy gjuhë mëme; gjermanishten dhe frëngjishten.
Ajo është e bija e Ernst Albreht i cili ka punuar si një prej punonjësve të parë civilë me formimin e Komisionit Europian në vitin 1958. Fillimisht ai ka qënë shefi i kabinetit të Komisionerit për Konkurencën Hans Von der Groeben dhe më pas u bë drejtor i përgjithshëm i drejtorisë për konkurencën në Komisionin Europian. Ai më pas u shpërngul në Gjermani ku u bë edhe kryeministri i Saksonisë së Ulët nga viti 1976 deri në 1990. Ai ishte kryeministër si përfaqësues i partisë Unioni Kristian Demokrat që në ueb sajtin e vet thotë se është nëj parti liberal-konservatore.
Ursula është pasardhëse e Ludvig Knoop (1821-1894) tregtar i pambukur nga qyteti i Bremen që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Ruse. Ai u bë një nga tregtarët më të pasur në atë kohë dhe Aleksandri i dytë i Rusisë i dha titullin Baron.
Ajo është mbesa e dirigjentit George Alexander Albrecht dhe kushërirë e parë me dirigjentin Marc Albrecht.
Ursula u martua me Heiko von der Leyen, profesor i mjekësisë dhe drejtor ekzekutiv i një kompanie të inxhinierisë mjekësore. Ata bashkë kanë 7 (shtatë) fëmijë të lindur midis viteve 1987-1999, prej të cilëve një çift binjakë.
Burri i saj Heiko von der Leyen është pjesë e familjes aristokrate Von Der Leyen që janë tregtarë të mëndafshit dhe industrialistë. Kjo familje daton që nga fillimi i viteve 1700 dhe u rritën në nivelin e Baronit prej Napoleonit në 1813 dhe mbretit të Prusisë në 1816. Ata kanë emblemën e tyre.
Ursula fillimisht studjoi për ekonomi në universitetin e Gottingen pastaj tek Munster dhe bëri edhe një semestër tek LSE. Më pas ajo vendosi të studiojë për mjekësi dhe u diplomua në vitin 1987. Përfundoi doktoraturën në 1991. Uebsajti vroniplag uiki e akuzoi për plagjaturë dhe pas hetimeve rezultoi se kishte gabime por doktoratura nuk ishte plagjaturë.
Nga viti 1992 deri në 1996 ishte shtëpiake ndërkohë që burri ishte në Universitetin e Stanford në Kaliforni.
Kariera politike
Ursula ju bashkua CDU-së në vitin 1990, vit në të cilin babai i saj ja la vendin e kryeministrit Gerhard Shrëderit. Në vitin 2003 ajo u bë deputete e Saksonisë së Ulët dhe minister në këtë shtet.
Nga viti 2005 deri në 2009 ka qënë minister e qeverisë federale për familjen dhe rininë, ndërkohë që më herët ishte pjesë e kabinetit në hije të Merkel. Në vitet 2009-2013 ka qënë ministre e punës dhe çështjeve sociale dhe nga viti 2013 e deri më tani ministre e mbrojtjes e Gjermanisë.
Ajo është femra e parë që drejton ushtrinë në në historinë e Gjermanisë.
Ajo është i vetmi person prezent në të gjitha kabinetet qeveritare të kancelares Merkel.
Dje në 2 korrik 2019 ajo u propozua si kandidate për kreun e Komisionit Europian.
Shumicën e vendeve në Parlamentin Europian e kanë partia Brexit. Nëse emri i saj do të miratohet nga Parlamenti Europian atëherë ajo do të jetë femra e parë në krye të qeverisë së Europës. Ajo do të jetë edhe gjermani i parë në këtë pozicion, që nga viti 1967 kur gjermani dhe kreu i parë i Komisionit Europian Walter Hallstein u largua nga detyra.
Këtu mbaron historia dhe le të vijojmë me situatën aktuale.

Aktualiteti politik
Ndoshta jam i gabuar por kam përshtypjen se lexuesi i gazetës Minerva do një përgjigje të thatë në pyetjen nëse zonja është e majtë apo e djathtë. Shqiptarët kanë të drejtë sepse konsideruan si kos vitin 1990 dhe rezultoi qull me zhvillimet që pasuan Vettingun, kështu që do i fryjnë çdo gjëje që u serviret pasi nuk dinë është qull apo kos.
Dikur përgjigja e pyetjes së mësipërme ishte e thjeshtë. Baroso për shembull në rininë e vet ka qënë anëtar i grupimeve anarkiste-terroriste maoiste të Portugalisë, por në krye të komisionit përfaqësonte partinë anëtarë të PPE simotër të CDU-së.
Junker që po largohet, trashëgimtar i familjes Junker, ishte globalist i hapur.
Sot për fat të mirë Europa është në kushte shumë më të mira politike. Gjykimi mbi Zonjën në këtë rast nuk bëhet bruto por në varësi të qëndrimit dhe pozicionit që mban në lidhje më çështje të ndryshme. Pra është e djathtë në disa çështje dhe rrëshket pak majtas, sepse ashtu ja do puna, në çështje të tjera.
Për të qënë më të qartë duhet të kalojmë nga përdorimi i termave i majtë dhe i djathtë, tek termi i djathtë liberal dhe i djathtë jo liberal. Më qartë CDU dhe simortart e saj në PPE janë për demokraci liberale ndërsa Grupimi që do krijohet nga personalitete si Orban dhe Salvini në Parlamentin Europian janë për demokraci jo-liberale.
Çfarë shkuajta mësipër të jep idenë se ajo qëndron majtas, po mos harroni mbështetjen ajo e mori nga vendet e ish bllokut komunist të vendeve të vogla të europës qëndrore që janë për demokraci jo-liberale, Hungaria p.sh.
Për ta kuptuar më mirë se me kë kemi të bëjmë, po paraqes disa nga ngjarjet politike në të cilat është përfshirë dhe komentet e bëra në lidhje me aktivitetin e saj.
Në vitin 2015 emri i saj gjendet në listën e personazheve që morën pjesë në takimin e Bilderberg që u mbajt midis 11 dhe 14 qershorit në Telfs-Buchen në Austri. Takimet e Bilderberg kanë për synim të formatojnë qëndrimet e politikëbërësve në lidhje me temat që trajtojnë. Pra duke lexuar axhendën e takimit ke të qartë edhe qëndrimet që ajo mund të mbajë në lidhje me tema të ndryshme.
Së pari takimi i mësipërm shprehu mbështetjen për ish kandidaten Hillary Clinton. Sigurisht që aty ajo ka marrë garancitë se Clinton do të ishte presidentja e ardhshme e SHBA. Këtë fakt e konfimon ajo vetë kur lexon raportimin e datës 9 nëntor të Breitbart në të cilin thuhet se “ministrja e mbrojtjes gjermane konsideron të papritur/shokuese fitoren e Trump dhe kërkoi garanci prej tij në lidhje me angazhimin amerikan në NATO”.
Në një prononcim për televizionin gjerman ARD ajo tha se “votuesit amerikanë nuk ishin pro Trump por votuan kundër Uashingtonit dhe kundër Establishmentit”. Ajo u shpreh e shqetësuar sepse dihej publikisht që Trump kërkonte rritjen e shpenzimeve të anëtarëve në NATO. Gjermania nuk e kishte përmbushur detyrimin për shpenzime 2% të GDP dhe e përmbushi më vonë pas kërkesës së Trump. Në maj të 2018 Trump tha gjatë një takimi me Stoltenberg se Gjermania ishte në shenjestër për këtë çështje.
Axhenda e takimit të Bilderberg parashikonte temat e : Inteligjencës Artificiale, Sigurinë Në Internet, Kërcënimet Me Armë Kimike, Çështjet Aktuale Ekonomike, Strategjinë Europiane, Globalizimin, Greqinë, Iranin, Lindjen e Mesme, NATO, Rusinë, Terrorizmin, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe zgjedhjet në SHBA.
Shumë nga këto tema kanë ndryshuar për shkak të ardhjes së Trump dhe fitores së Brexit në qershor të 2016.
Për të patur një ide më të qartë le ti referohemi një komenti të një prej instituteve më prestigjoze të botës që thotë: “…në vitet që pasuan luftën e dytë botërore roli i CIA-s ishte të mbante Britaninë në Bashkimin Erupian, Rusinë jashtë Bashkimit Eruopian dhe Gjermaninë poshtë…”.
Sigurisht që sot situata nuk është e njëjta. Rusia është jashtë. Kufijtë e BE janë po përfshijnë Ukrainën ndërsa Britania është jashtë pavarësisht përpjekjeve të mbështetësve në Britani.
Ursula doli si kandidate surprizë e lojës së pushtetit që bëhet pas dyerve të mbyllura. Ylli saj politik dukej të ishte në rënie në Gjermani por gjeti mbështetjen e presidentit Macron i cili kishte eksperiencë të mirë për shkak të bashkëpunimit ushtarak mes Gjermanisë dhe Francës.
Ajo konsiderohet si mbështetëse e zgjerimit të rolit të Gjermanisë në arenën botërore.
Është mbështetëse e rritjes së integrimit në Bashkimin Europian (ndoshta dorëzim sovraniteti tek Brukseli) dhe në të kaluarën ka qënë mbështetëse e “Shteteve të Bashkuara të Europës” ndërkohë që nacionalistët nuk mbështesin krijimin e një shteti federal europian por një federatë shtetesh europiane.
Ursula ka qënë dikur kandidate për të zëvendësuar Merkel ndërsa në vitin 2017 u duk ti jepte leksione Donald Trump në lidhje me gjuhën që duhet të përdorte.
Breitbart thotë se pavarësisht se emri i saj u mbështet nga një grup i vogël shtetesh të Europës Qëndrore në mënyrë që në krye të saj të mos ishte ekstremisti i majtë Frans Timmermans, përsëri “…ajo është më majtas se kancelarja gejrmane Merkel dhe duket se beson akoma tek projekti i federalizimit të Europës…”.
Një temë tjetër shumë e debatuar për të cilën pritet të ketë probleme për të djathtët është qëndrimi i saj i fortë në mbështetje të integrimit të Ushtrive Europiane. Më saktë krijimi i Ushtrisë Së Europës.
Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin këtë projekt duke thënë se Europa është anëtare në NATO. Të njëjtin opinion kanë edhe britanikërt të cilët thonë se Ushtria Europiane është një krijesë e globalsitëve me synimin për të imponuar politikat e Komisionit Europian një institucion i pa zgjedhur me votën e popujve dhe pa asnjë përgjegjshmëri politike.
Në këtë pikë të Britanikëve lexuesi duhet të jetë i qartë se nuk ka kasnjë parapaskenë. Vërejtjet e britanikëve janë provuar në praktikë si të sakta dhe me dhimbje të madhe sidomos gjatë krizës së Borxhit Sovran Të Eurozonës.
Sidoqoftë në përfundim duhet të jemi të qartë se zonja Ursula von der Leyen është një zhvillim shumë pozitiv në këndvështrimin e interesave shqiptare. Ajo shënon një pikë kthese në ambientin politk të Europës, ambient në të cilin është reduktuar fort ndikimi i madh dhe i gjerë i forcave të majta të cilat pavarësisht retorikës në thelb ishin forca dhe lëvizje komuniste brënda në Europë.