Prishja e banesave tek Bregu i Lumit/ Alibeaj: Bandave dhëmb për dhëmb. Dy duar për një kokë…

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është bashkuar protestës së banorëve të Bregut të Lumit që kundërshtojnë prishjen e banesave për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Ablibej tha se me ‘bandat’ duhet të përballen vetëm dhëmbë për dhëmb. Kjo mënyrë, sipas tij, funksionoi me banorët e Astrit dhe do funksionojë edhe me banorët e Bregut të Lumit.

“Ju mendoni se bandat njohin orar zyrtar? Bandave dhëmb për dhëmb. Dy duar për një kokë. Kjo është e vetmja zgjidhje dhe që funksionon. Funksionoi tek Astiri, do funksionojë këtu dhe për gjithë shqiptarët”.