Pretekst banal në vend të shkakut real.

Nga Zef Zefi
Të gjithë mbishkumbinasit kanë të njejtën të folme sidomos në qasjen fonetike qoftë bashtingllor po sidomos zanor të cilat veç e zbukurojnë melodicitetin e saj.
Shahini e flet dhe e ka folur gjuhën normative korrekt.
Edhe nëse ka pasur ndonjë nenvizim prej ndonjë opinioni personal, është krejt i parëndësishëm, për ta emfatisuar.
Zonja ish Ministre nëse ndokund rrëshqet nga “normativja”, është se fsheh shi shkakun real, pas një preteksti banal.
Ajo nuk thotë se në “klubin” brenda-rilindas, nuk mund të mendosh. Aq më pak të flasësh, larg qoftë të veprosh.
Aty mendimin ta asgjëson kokëboshësia që “inglobon” të gjitha kokat ministrore dhe shumë e shumë më gjërë.
E panë të gjithë shqiptarët live, sesi Kryeministri, njëkohësisht i vetë-ministër i jashtëm, i cili pyetej në mënyrë korrekte për Marveshjen e Detit, çeshtje diplomatike dhe konkrete, u dredhonte përgjigjeve korrekte, duke folur për peshk, peshkatar, karkalec e midhje jalë, gaforre dhe qen.
Absurditete të një mendjeje të ç’orjentuar e të shthurur, gjithësesi diabolike për të ikur nga përgjegjësia për të cilën shqiptarët e paguajnë prej 22 vjetësh.
Nëse guxon të jesh korrekt në brenda-klubin rilindas apo të dalësh nga konfuzioni i tij duke iu ndodhur afër, palloshi arrogant ta nxin syrin. Apo nuk ka fakte…?
Edhe preteksti tjetër i ish Ministres e nyjëtuar me çerek zëri, se ajo po largohet për të ndërtuar një të majtë tjetër dhe nxitimi i kokëdullës për ta korrigjuar me “të majtën” e tij, veç përforcon atë që tashmë e dinë të gjithë shqiptarët.
Dhe shqiptarët nuk mund të përfaqësohen më nga një kokëboshësi e tillë. Ka profesione boll për këtë specie.
Psh të ruajë delet e veta në Surrel.
ZEF ZEFI