Presioni i të përndjekurve antikomunistë.: Zbythet Veliaj,prish insolacionin e Stalinit në Tiranë

Pas kërkesës dhe presionit te vazhdueshëm te Shqotës Antikomuniste te të Përndjekurve Politike te Shqipërisë , Bashkia Tirane ka prishur me ne fund instilacionin “21 Dhjetor “i kushtuar ditëlindjes se diktatorit komunist sovjetik Joisf Stalin te ndërtuar nga Erion Veliaj ne Sheshin “Ataturk” ne Tirane .
Për afro dy vite Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve ka kërkuar publikisht dhe zyrtarisht prishjen e këtij instilacioni duke e konsideruar atë një turp dhe një provokim për viktimat e komunizmit ne Shqipëri dhe ne mbare boten . Shqipëria ishte zyrtarisht deri ne vitin 1991 i vetmi vend stalinist i botes i shpallur zyrtarisht . Ne vitin 1991 u hoqën statujat e Stalinit dhe emërtimet e qyteteve , rrugëve dhe institucioneve me emrin e tij . Pas zgjedhjes së Erion Veliajt 4 vite me pare ne krye te bashkisë Tirane u ndërtua insolacioni me ditëlindjen e diktatorit komunist , një nga punët e para te bashkisë se drejtuar prej tij . Kjo solli reagimin e forte te te përndjekurve antikomunistë por për prishjen e tij u deshën 4 vite protesta e kërkesa te shumta për ta detyruar bashkinë te reagoje.
Heqja e insolacionit kushtuar Stalinit nga ana e Bashkisë se drejtuar nga ish komunistet përben një zbythje te tyre ne përpjekjet e tyre për nderimin dhe përkujtimin e autorëve te krijimeve te komunizmit ku Stalini zë pa dyshim vendin e pare .
Por ndërkohe qe u hoq instilacioni i Stalinit , rrugët e institucionet e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë janë ende te mbushura me simbole komunistë dhe emra te autoreve te krimeve te komunizmit qe kulmom me emrin Mehmet Shehu te bulevardit kryesor te Ballshit . Heqja e këtyre emrave dhe simboleve mbetet një nga sfidat kryesore e te përndjekurve politike antikomuniste .

 

Posted by Nebil Cika on Tuesday, February 26, 2019

Kërkesa drejtuar bashkisë Tirane nga Shoqata

Nr—–Prot. Tiranë.18.10.2018

Kërkesë

Drejtuar : Z. Aldrin Dalipi: Kryetar i Këshillit te Bashkisë Tiranë
Për dijeni : Z. Kreshnik Çollaku :Kryetarit i grupit të këshilltarëve të PD
Z. Eltjon Halimi : Kryetar i grupit te këshilltarëve të LSI

Z. Kryetar !
Siç mund ta dini ne Tiranë prej disa vitesh Bashkia ne mandatin tuaj aktual ka ndërtuar ne Tiranë në Sheshin Aataturk një skulpture parku ,kushtuar 21 dhjetorit ditëlindjes se diktatorit me të përgjakshëm qe ka njohur historia botërorë Josif Stalin.
Duhen krimet e ish diktatorit komunist te BS-së, miliona te vrare e te vdekur nga torturat dhe uria ne gulagët sovjetike si dhe pasojat e tyre ne Shqipëri e vende te tjera ,te Evropës ish komuniste dhe ne bote , prandaj nuk po zgjatem ne argumentet pse përkujtimi ne vepër arti publike e ditëlindjes e një përbindëshi si ky është e pa pranueshme dhe kriminale , antikushtetuese dhe ne kundërshtim me konventat ndërkombëtare të të drejtave te njeriut.
Ndërtimi i kësaj statuje paraku është një nga veprat me te turpshme qe Bashkia Tirane ka ndërtuar gjate këtij mandati dhe përben një provokim te ndyre për te gjithë viktimat e krimeve te komunizmit ne Shqipëri dhe ne botë.
Dua t’iu kujtoj se Shqipëria ka ratifikuar rezolutën e BE-se qe dënon krimet e italianizmit dhe nazizmit dhe përveç te tjerash kjo vepër e bashkisë shkon edhe kundër dokumenteve e konventave ndërkombëtare te miratuara nga shteti shqiptar.
Përkujtimi i datëlindjes se Stalinit ne një nga sheshet kryesore te vendit qe ka mbajtur me turp ketë emër gjate diktuarës komunistë është një përpjekje kriminale për te nderuar diktatorin e përgjakshëm komunist te dënuar nga e gjithë bota,
Z. Kryetar ! Është detyrimi juaj si këshill bashkiak te merrni urgjentisht vendimin për heqjen e kësaj ndyrësi propagandistike komuniste nga kryeqyteti i Shqipërisë gjë qe nuk duhet ta kishit miratuar apo duhet ta kishit hequr edhe pa kërkesën tone.
Kërkojmë nga ana juaj qe në mbledhjen e radhës te merrni vendimin e duhur për heqjen e saje duke hequr njëherazi edhe turpin nga kryeqyteti e vendi ynë aq i sakrifikuar nga krimet e Stalinit dhe dishepullit te tij Enver Hoxha .
Mbetemi ne pritje te përmbushjes se kërkesës sonë legjitime .
Kryetari.
Nebil ÇIKA