Presidenti Meta “shpik” dekoratën “Heroi i Votave Socialiste”

Zgjedhjet farsë për zhvillimin e të cilave këmbënguli me forcë edhe kryeministri më i dështuar në historinë e Shqipërisë, duke përfshirë këtu dhe atë komuniste, tashmë janë shndëruar në objektin kryesor të talljes për shqiptarët.
Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as presidenti Meta i cili në një postim në facebook deklaroi se do të shpikë një dekoratë të re për të gjithë heronjtë socialist që vodhën votat një ditë më parë.
Ja postimi: “Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.
Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.
Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.
“Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.” thote Meta.

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video

Posted by Ilir Meta on Monday, 1 July 2019