“Prefekti” i Teatrit Kombëtar,PD kërkon ndalimin e propagandës komuniste

Polemikave të opinionit publik për leximin online të veprës “Prefekti” i janë bashkuar dhe deputetët. Ndjeshmërinë më të madhe e patën ata demokratë, që thanë se një shfaqje e tillë nuk mund të kalojë si thjeshtë artistike dhe kërkuan në Komisionin e Edukimit drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Flutura Açka: “Ne duhet të dalim me një deklaratë, ne duhet të tërheqim vëmendje publike.”

Por për socialistët propozimi i Açkës është i tepruar.

Petro Koçi: “Rivënia në skenë e veprave të tilla që kanë qartazi ideologji të mos rivihen në skenë. Unë jam dakord me këtë por jo që ne të dalim në një qëndrim apo deklaratë. Pa dashur do i bënim një lloj gjyqi.”

Luciano Boçi: “Nuk kërkojmë të ndalojmë shfaqjen, kërkojmë të vijë në komision drejtori.|

Në debate u përfshi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar “Prefektin” si terror psikologjik, ku autori me shpatën e luftës së klasave sulmon egërsisht me emra realë burra, gra dhe fëmije të familjes së Qazim Mulletit, shkruante Berisha.

Leximi artistik i veprës u zhvillua në “Livestream” në Facebookun e Teatrit Kombëtar për festat e Nëntorit