Pranë Flamurit

Bilal Xhaferi

Te festuarit e Dites se Flamurit vec e vec eshte nje praktike qorre qe i kundervihet vet idese se perkujtimit te kesaj dite.
Ketu kemi te bejme me nje keqkuptim tragjik.
Ne radhe te pare, te festuarit e Dites se Flamurit sebashku nuk domethene bashkim te partive, bile ,nuk domethene bashkepunim( per ata qe e kane frike bashkepunimin) ne kuptimin politik te fjales. Te nesermen e dites se festes, platformat dhe programet e tyre do te vazhdojne te jene po ato qe kane qene te djeshmen, e po ashtu per fat te keq, do te vazhdojne grindjet dhe keqkuptimet.
Ne radhe te dyte, partite dhe grupet kundershtare nuk jane armike me njera tjetren, ato jane vetem kundershtare.Ato nuk kane luftuar me arme kundra njera tjetres,nuk kane ne duar gjakun e njera tjetres.
Me ne fund sido qe te te kene ardhur punet deri sot, a mund te vazhdoje kjo meri e cmendur tere jeten ?
Ne jemi vellezer.
Kur ndodh qe te shkojme ne festen e flamurit te organizuar nga nje parti, ne nuk shohim atje njerez me brrire.Dhe nuk shohim njerez me bisht kur shkojme ne festen e flamurit te organizuar nga nje parti tjeter.Si atje dhe atje ne shohim vellezerit tane.
Ne jemi vellezer.
Po, ne mund ta festojme Diten e Flamurit sebashku.Te gjithe sebashku.Duhet ti leme menjane disa gjera per te cilat nuk duam te merremi vesh, ne mund te gjejme aq mirekuptim midis nesh saqe te mblidhemi te pakten nje here ne vit dhe ta festojme kete dite si i ka hije.
Mosmarreveshjet e sotme ne gjiun e emigracionit nuk jane te rreme dhe nuk mund te zgjidhen ne menyre te rreme. Ato i ka krijuar kiha dhe do te zgjidhen me kohe.Ato jane te verteta, te thella e ete rrezikshme dhe as nuk mund tua hedhim gunen qe te mos duken dhe as nuk duhet te mbyllim syte qe te mos i shohim dhe keshtu te thyejme qafen duke vellazeruar mbi greminat e tyre si pehlivanat.
Ne nuk bejme thirrje per pehlivanllek.Po ne anen tjeter eshte bindja fhe besimi yne i patundur se mbi greminat e mos marreveshjeve mund dhe duhet te hidhen ura mirekuptimi.
Poartite politike te mergimit jane e ardhmja politike e atdheut.
Varet shume nga urtesia dhe kurajua e udheheqesve te ketyre partive qe ne te mos zvarritemi drejt te ardhmes dhe drejt atdheut duke kafshuar njeri tjetrin te brinjet, por te ecim kraheperkrah, te ecim me kohen dhe te gjejme mjete dhe menyra te kohes per te arritur qellimet dhe idealet tona.
Nuk eshte dinjitoze per ne , eshte fyese dhe poshteronjese per ndjenjat tona te pastra kombetare qe e kemi lene kete dite te madhe te kombit tone te shnderrohet ne nje dite ndasie e percarjes, duke e festuar vec e vec, si zogjte e qyqes, ne vend qe ta festojme sebashku, si bej krenar te shqiponjes.

•Bilal Xhaferi•
-Krahu i Shqiponjes,Maj-Gusht 1976-