PPE e shqetësuar për demokracinë në Shqipëri, Daul: Të respektohen të drejtat e opozitës në Kuvend

 

Presidenti i Partive Popullore Eruopiane, Joseph Daul, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, shprehet se është i shqetësuar për demokracinë në vend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Daul shprehet se e drejta e opozitës në Parlament duhet të respektohet, ndërsa bën thirrje që të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme dhe blerjen e votave e konsideron të papranueshme.

”Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”, shkruan Joseph Daul.