POZITA E VËSHTIRË E LULËZM BASHËS

Nga Av .Xhafer Sadiku

Opozita dhe kryesisht Lulëzim Basha ka një problem të madh që duhet ta zgjidhë. Ai ndodhet si i mbërthyer në një morsë: midis popullit opozitar që kërkon lirinë dhe sunduesve të huaj që janë tutorë të bandës Rama – Veliaj.

Nisur nga gjendja e Shqipërisë që ndodhet në pozitën e një kolonie të mjerë, ai duhet të vendosë: ose shkëputjen nga tutela e ambasadave dhe ti prije kryengritjes popullore në luftë kundër Mafies Ndërkombatëre, ose të japë dorëheqjen.

Protestat masive të vitit që shkoi dhe presioni i madh i ambasadave, bindi edhe më skeptikët se radikalizimi i protestave në atë kohë do të ishte vetvrasje. Tutorët e bandës Rama – Veliaj e kishin gati skenarin: do ta konsideronin PD si terroriste dhe per ta zevendesuar ne spektrin politik krijuan “opoziten e re parlamentare”..

Në atë kohë, zgjidhja e Bashës ishte e mençur, mirëpo të huajt nuk luajten rolin e të pa anëshmit por shtuan edhe më shumë mbështetjen për bandën Rama-Veliaj dhe oligarkëve që po zhvasin pasuritë kombëtare.

Tani jemi në një situatë të re që kërkon zgjidhje. Mungesa e lirisë, demokracisë dhe shpresës do të bëjë që të shpërthejë eksodi i ri që do të ishte shkatërrimtar për Shqipërinë.

Basha duhet të shkëputet përfundimisht dhe pa asnjë keqardhje nga presioni i ambasadave. Ai duhet ta ngulitë mirë në mendje se përfaqëson opozitën shqiptare, ndërsa ambasadat e huaja interesat e shteteve të tyre.

Është naivitet të mendohet se interesat e popullit tonë të vogël qenkan të njëjta me ato të Fuqive të Mëdha. Shqipëria do të shpëtojë vetëm kur të jetë e lirë, e Pavarur dhe Sovrane.