Post – Mortem : Ndahet nga jeta Esat Bajraktari – Legjenda qëndresës anti sllavo – komuniste, në Amerikë

Nga Beqir SINA
Esat Muharrem Bajraktari jetoi një jetë të gjatë, nëntëdhjetë vjeçare, të ndarë mes kohës së ardhjes së sllavo-komunizmit, në Shqipëri, Luftës së Ftohtë, në Perendim, dhe lirisë në vendin kampion të lirisë e demokracisë në botë – SHBA-ës.
Emigranti shqiptar( i arratisuri) Esat Bajraktari, ishte një nga 40 vetët, veteranë të CIA-s, ish 300 veteranët e Luftës së Ftohtë, ish pjestarët e “Kompanisë 4000”, që e mbyllë jetën, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Esat Bajraktari, i biri i Muharrem Bajraktarit, ndërroi jetë në Valley Hospital në Ridgewood, New Jersey me 14 janar 2021, njoftoi familja e tij, miqt të afërm, dhe bashkëvendas të tij, në një lajmërim në rrjetet sociale.
Esati, simbas tyre u lindi me 5 korrik 1931 ne Dome të Imishtit të Lumës. U internue me familje në Ballsh të Fierit nga forcat pushtuese italiane, dhe qysh në moshën 13-14 vjeçare, ai iu bashkangjit çetës së babës së tij në luftë kundra brigadave partizane, të cilat në pabesi, i kishin shpallë luftë Muharrem Bajraktarit në vitin 1944.
Ai vdiq më në moshën 90 vjeçare, dhe do të prehet në varrezat qytetare “LAUREL GROVE CEMETERY” në Totowa, New Jersey, aty ku prehen të qetë bashkëluftëtar, miq, dhe disa shokë të tij, nacionalistë, idealist dhe anti-komunist të guximshëm që vinin nga një jetë e guximshme.
Bajraktari, ishte një nga luftëtarët e heshtur të Luftës së Ftohtë, thanë miqtë dhe të afërmit, bashkëluftëtarët e tij, ndonjeri edhe prej atyre nga të cilët u parashutuan katër herë në Shqipëri midis 1949 dhe 1953 në misione të fshehta për të përmbysur qeverinë Komuniste.
“Ne sakrifikuam jetën tonë, për ti vendosur Shqiptarët, mbas “pushtimit” sllavo- komunist në vijën drejt vendeve të lira, duke qendruar pas Perdes së Hekurt – Ne jemi amerikanë të vërtetë tani. Ne besojmë në liri”, citohet të ketë thënë për një gazetar amerikan, Tom McNiff, një gazetar i “Boston Globe” që u takua me Esatin, dy dekada më parë, ndërsa ai po hulumtonte për të shkruar një libër rreth misioneve shqiptare.
Esati, ka rrëfyer se e dinte nga provoja e jetës së tij, çmimin e tmerrshëm të Misioneve, për të cilat ai dhe “luftëtarët e heshtur” e tjerë shqiptarë, u rekrutuan në atë kohë nga inteligjenca amerikane dhe britanike.
Gjatë periudhës 1944-1946, Esati kaloi shumë prita dhe përleshje me forcat partizane të cilat ishin në ndjekje të Muharrem Bajraktarit dhe të shumë lumjanëve të tjerë që ishin në arati. Dy vëllazën, Hamdija dhe Brahimi, iu plagosën nga forcat partizane në vitin 1946, dhe të dy vdiqen. Brahimi vdiq nga plagët, dhe për Hamdiun, thonë të afërmit e tij, e mbytën partizanët pasi e dërguen në Bicaj. Ndërkohë, pjesa e tjetër e familjes iu internue në Berat.
Vellau, Genci, erdhi në SHBA, mbas rrëzimit të komunizmit, ku kaloi gjithë jetën e tij në internim dhe burg -deri më 1991. Nana e Esatit tregojnë të afërmit, i vdiq në Tepelenë, kur Genci ishte në Burg, dhe eshtnat e saj kurrë nuk u gjetën.
Kurse, motrat, Dija dhe Liria, e kaluen jetën nëpër kampet e internimit, Beratit, Tepelenës, Porto – Palermos, Savrës, Gjazës, Gradishtës, Grabianit e tjera, deri me 1991, kur u vendosën më pasë në Tiranë.
Esati, i cili lindi në Dome të Imishtit të krahinës së Lumës, shumë afër me Kosovën – Dragashin nga një familje me rrënjë të thella nacionaliste,e kaloi fëmininë e tij, mes shumë vështërsive.
Ai u internue me familje në Ballsh të Fierit nga forcat pushtuese italiane, dhe qysh në moshën 13-14 vjeçare, dhe më pas iu bashkangjit çetës së babës së tij në luftë kundra brigadave partizane, të cilat në pabesi, i kishin shpallë luftë babait të Muharrem Bajraktarit, në vitin 1944, një figure mjaft e njohur nacionaliste edhe në Kosovë.
Esati ishte shumë i ri kur Ballkani, u pushtua nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe pas luftës, rajoni (Shqipëria, Kosova, dhe trevat e tjera shqiptare nën ish Jugosllavi) ranë nën sundimin e egër, të Enver Hoxhës dhe Marshall Titos, të bllokut sllavo – komunist në Ballkan.
“Rinija e vet qe tepër dramatike, por dhe heroike njëkohësisht. Qysh në moshën 15 vjeçare, ai u përfshi në Lëvizjen anti-italiane, anti-gjermane dhe anti-komuniste në Lumë, lëvizje që drejtohej prej Muharrem Bajraktarit.
Pjesëmarrës në udhëtimin/ arratisjen/ drejt Greqisë 1946-n Gusht).
Pjesëmarrës në Kompaninë 4000 amerikane, në Gjermani”, shkruajti në lajmin mbi vdekjen e tij Petrit Palushi.
Ndërkohë, ai në vitin 1955 zhvendoset në Amerikë(New York, New Jersey), ku edhe vdiq në 14 janar 2021 në moshën 90 vjeçare.
Esat Bajraktari, i biri i Muharrem Bajraktarit, ndërroi jetë në Valley Hospital në Ridgewood, New Jersey me 14 janar 2021.
Esati emigroi fillimisht ne Kanada, dhe mandej në SHBA
Pasi erdhi ne SHBA, Esati u martue me Nurien, vajzën e antikomunistit Hamit Perollit të Hasit. Nuk u angazhue me aktivitete në formacione politike shqiptare në SHBA. Qendroi independent, por gjithnji mori pjesë në protestat që shqiptarët antikomunistë organizonin në New York dhe Washington D.C. në mbështetje të Kosovës, si dhe kundra regjimit komunist të Tiranës, shkruan të afërmit e tij.
Esati len mbrapa bashkëshortën, Nurien; dy femije, Dritën dhe Klitin; vëllaun, Gencin,( I cili e kaloi gjithë jetën në burgjet e kampet e interrnimit në Shqipëri) si dhe shumë nipa e mbesa.
Esat M. Bajraktari, së bashku me 300 nacionalistë të tjerë shqiptarë, ishte nga ata të rinjë të arratisur që u fut në kampet e refugjatëve në Greqi, që pas luftës së Dytë Botërore, të cilët me ardhjen e komunizmit, u rekrutuan nga oficerë të inteligjencës britanike dhe amerikane për të ndihmuar në çlirimin e atdheut të tyre, nga sundimi sllavo – komunist.
“Nacionalistët dhe idealist të arratisur nga Shqipëria, u përfshinë në botën e lirë në planet e të arratisurve për të krijuar një Komitet të Shqipërisë së Lirë dhe për të përmbysur qeverinë Komuniste. Problemi i vetëm ishte se si shqiptarët(Tirana) dhe rusët (Moska), pothuajse gjithmonë e dinin se kur dhe ku po vinin, parashutistët e “Kompanisë 400”, i ka thënë gazetarit amerikan, Tom McNiff, një gazetar ky, që dy dekada më parë, po hulumtonte për të shkruar një libër rreth misioneve shqiptare në perendim, Esat Bajraktari.
Duke shtuar se : “Kim Philby, spiuni famëkeq Sovjetik i “zhytyr” thellë në inteligjencën britanike, i kaloi të gjitha detajet secrete të operacioneve, të parashutimit nga Kompania 4000, te Tirana dhe Moska, dhe parashutistët kur zbarkuan, ranë në prita, ku ose u kapën të gjallë, ose u vranë në përpjekjet e tyre, duke bërë rezistencë-.
Esati ka thënë se,”Shumë u vranë,” përderisa, më në fund Misionet u ndërprenë, pikërishtë kur inteligjenca perëndimore, Britanike e CIA, e kuptoi se dikush po u jepte planet e tyre Sovjetikëve, dhe ata ishin tradhëtuar”.
Esat Muharrem Bajraktari, ishte pinjoll i një familje me rrënjë të thella patriotike, idealist dhe anti – komunist me një pamje të pasur, shpirtërore.
Ai do të tregonte shumë histori, përfshirë këtu edhe një histori të gjatë të lidhjeve familjare, mes babait të tij kolonel Muharrem Bajraktarit, Qark-Komandat i prefekturës së Malcisë së Gjakovës, dhe gjyshit tim Beqir Sina, Qark-Komnadat i Dibrës së Madhe.
Miqësi dhe lidhje e gjatë, kjo, që vazhdoi edhe nga ne pasëardhësit, për më shumë se gjysmë shekulli, nga xhaxhai im Musa Sina, dhe vëllai i Esatit, në kampet e burgjet e interrnimit Genci, si dhe motrës së tij Liries, martuar me Qemal Gashin, që jetonim së bashku në Kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes.
U preft në Paqe! I paharruar kujtimi i tij!
New York/ 15 Janar 2021