Poshtë komunizmi ?!

Nga Nebil Çika

Më 20-21 tetor 1997 u mbajt Kuvendi i Katërt zgjedhor i Partisë Demokratike, i cili u zhvillua në një situatë të vështirë, ku në gjysmën e vendit sidomos në Jug PD ishte e shkatërruar nga revolucioni komunist i 1997 dhjetëra derjtues e militante të sajë ishin vrarë, dhunuar e larguar nga vendi ndërkohë që selitë ishin djegur tërësisht .
Kandidonin për kryetar Sali Berisha,i cili praktikisht drejtonte PD në mënyrë të jashtëligjshme pasi kishte përzënë nga zyra kryetarin e zgjedhur Tritan Shehu dhe Pjetër Arbnori, ish i burgosur politik dhe ish kryetar i Kuvendit të Shqiperisë .
Kuvendi zhvillohej në kushte të izolimit të plotë ndërkombëtar për shkak të ngjarjeve të pranverës së atij viti .
Të vetmit “aleatë” ndërkombëtarë në sallë ishin disa përfaqësues të PP të Austrisë dhe disa gazetarë austriakë që i shoqëronin .
As që nuk diskutohej fitorja e Berishës për këtë ishte i ndërgjegjshëm edhe Pjetër Arbnori, e megjithatë për “siguri ” Pjetrit ja hoqën e zëvendësuan anëtarin e tij të komisionit të numërimit të votave me një të Berishës.
Të gjithë e dinin çfarë po ndodhte, përveç austriakëve që nuk kuptonin gjë, pasi e perceptonin Kuvendin e PD me rregullat e tyre të demokracisë në Austri .
Sa filloi Kuvendi e deri në fund salla bërtiste pa pushim : :Poshtë komunizmi !” .
Po fiton z. Arbnori – thanë gazetarët austriakë që rrinin me ne të gazetës ” Albania ” e RD .
Jo- i tha dikush nga ne, e garantuar që fiton Berisha.
Po si ka mundësi , salla e gjithë po bërtet : “Poshtë komunizmi “, këtu në garë janë një ish komunist dhe një ish i burgosur politik antikomunist, s’ka asnjë logjikë të fitojë ish komunisti – këmbëngulëm austriakët .
U munduam t’iu shpjegonin se çfarë po ndodhte , sigurisht pa i treguar detaje ” komprometuese ” siç ishte heqja e përfaqësuesit të Pjetrit nga komisioni i numërimit, por nuk besoj se i’ua mbushem dot mendjen .
Numërimit i votave nxori fitues Berishën me mbi 90 % të tyre duke i lenë miqtë tanë austriakë të befasuar por edhe të zhgënjyer nga mënyra se si po aplikohej “demokracia” në PD dhe për rrjedhojë edhe në Shqipëri.

* Ps: Çdo paralelizëm me zhvillimet sot në PD nuk është krejt rastësi.