Policia ka mbyllur forcërisht grevën e urisë së ish-të burgosurve politikë.

 

Mësohet se forcat e rendit kanë shoqëruar në komisariat në orën 02:00 4 ish të burgosurit që merrnin pjesë në grevë, për t’i lënë të lirë më pas në orën 08:00. Sipas ish të burgosurve, policia i ka mbajtur gjithë natën në komisariat. Po ashtu ata nuk kursyen as akuzat, ndërsa pohuan se policia i ka keqtrajtuar.
“Erdhën na morën natën, madje edhe pa këpucë. Na kanë keqtrajtuar në polici, na lanë të lirë në orën 08:00. Na e prishën dhe cadrën që kishim ngritur. Na morën zvarrë”, thanë ata.
Greva e urisë nisi 5 ditë më parë, pikërisht në vendin ku u vetëdogj ish- i përndjekuri Lirak Bejko. Ata kerkojne nga kryeministri Rama qe te mabje premtimet e bera 5 vjet me pare pikerisht ne kete vend.