Policia bashkiake do të zbatojë dekretin e Presidentit : Voltana Ademi kundër Ramës në Shkodër

 

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i ka refuzuar kërkesën kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një takim elektoral pasditen e sotme në pedonalen e qytetit.

Sipas Ademit ,Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi.

Reagimi i Bashkisë Shkodër:

Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.

Bazuar në arsyetimin e mësipërm, në përgjigje të një shkrese të Komisariatit të Policisë Vendore Shkodër, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dijeni për mosmiratimin e lejes për aktivitet elektoral të Partisë Socialiste.

Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi. Bashkëngjitur, komunikimi zyrtar i Bashkisë Shkodër.