POETI QË I KËNDOI LIRISË

Nga Av. Xhafer Sadiku

Zisi Vangjeli, intelektuali me 2 universitete dhe 9 gjuhë të huaja, me shtetësi amerikane, la Amerikën dhe Francën me dëshirën e mirë për të dhënë dituritë e tij në Atdhe. Por sunduesit e atdheut e degdisen në qyetin e vogël të Përmetit.

E lanë pa punë, pa banesë, në varfëri e mjerim, intelektualin e shquar që i fali Bibliotekës Kombëtare studimet e përkthimet e tij të një periudhe 15 vjeçare. Bibliotekës së Korçës i fali bibliotekën e tij të pasur.
Ku shkuan ato studime dhe përkthime? Kush i vodhi? Kush i përvetësoi librat e dhuruara për bibliotekën e Korçës?

Ndërkohë kur Zisi Vangjeli për vite me radhë kërkonte të shërbente në mësimdhënie, e mbanin peng me premtime boshe dhe i vunë mbrapa Sigurimin e Shtetit. Në kulmin e Lejfenizmit maoist, Zisi Vangjeli i bënte thirrje rinisë të shpëtonte Atdhenë. Por larot e regjimit, që si mësimdhënës propagandonin politikën e Partisë, ia kishin shpëlarë trutë rinisë.

Zisi Vangjeli u kalb burgjeve të regjimit komunsit, ndërsa emri i tij u harrua edhe këto tridhjetë vjet. Në vend të tij u “lartësuan” ordinerët e bugjeve politike.

Zisi Vangjeli është poeti që i këndoi lirisë. Poezitë e tij tingëllojnë aktuale edhe sot, kur vendin e sundon MAFIA ndërkombëtare dhe lakenjtë e saj në Tiranë dhe Prishtinë.

Zisi Vangjeli

RINI

Merr Flamurin në dorën e hekurt, Rini;
Me shpirtin e madh të kombësisë
Pishëtare e denjë, lufto për Liri
Fytyrën përditë ja sheh rrobërisë.

Prangat për tokë i flak në stuhi
Rrufeja të ndezë yll e lavdisë
U rrite shqiponjë plot trimëri
Shpëtoje Atdhenë, o shpresë e Shqipërisë!