PO thirrjes per Nurembergun e krimeve të komunizmit

 

Të nderuar zotërinj !

Shoqata Antikomuniste Durres e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë , mbështet nismën tuaj per organizimin e një “Nurembergu” për krimet e komunizmit dhe nënshkruan me bindje te plotë “Thirrjen “ për ketë çështje .
Organizata qe un drejtoj përfaqëson me shume se 95% te përndjekurve politike te komunizmit ne Shqipëri dhe ne jemi te interesuar për vendosjen e drejtësisë ne nivel ndërkombëtar për krimet e komunizmit qe janë ligjërisht krime kundër njerizimit dhe gjenocid . Shqipëria vuajti për 45 vjet diktaturën me te egër komuniste ne Evropën lindore dhe besojmë ka numrin me te madh te krimeve dhe viktimave për numrin e popullsisë . Sipas statistikave te Sigurimit te Shtetit ( policisë politike komuniste ) rreth 35 % e popullsisë se Shqipërisë ne komunizëm u persekutuan politikisht ne forma nga me te ndryshmet , pushkatime , burgimi internime ,depërtime , grabitjen e pronave dhe mohimin e te drejtave themelore të njeriut.
Shqipëria , si i vetmi vend stalinist i Evropës deri ne vitin 1991 komuniste përben një rekord edhe për natyrën e krimeve te kryera na komunistët krime që klasifikohen e provohen juridikisht si krime kundër njerizimit dhe gjenocid . Shqipëria përben një rast te veçantë edhe për mos ndëshkimin e krimeve te komunizmit . Ne nuk kemi një ligj te mirëfilltë te luksacionit gjë që u ka mundësuar autorëve te krimeve te komunizmit te jene ne nivelet me te larta te pushtetit dhe administratës shtetërore, pushtetit juridiku , (gjykata prokurori)a e , shërbimi sekret , policia shërbimi diplomatik etj janë te mbushur me autore te drejperejtë te krimeve te komunizmit ne Shqipëri, te cilët manifestojnë ende politikat e komuniste te luftës se klasave ne vendimmarrjet e tyre .
Mjafton fakti qe ministri i fundit e brendshëm i qeverise se fundit komuniste dhe funksionar i larte i Partisë Komuniste Shqiptare ( PPSH) është sot kryetar i Parlamentit posti nr 2 i shtetit shqiptar, për te kuptuar gjendjen e rendë te krijuar nga mos ndëshkimi i krimeve komuniste ne vendin tonë.
Ne këto kushte ne mbështesim me te gjitha mundësitë dhe forcën tone nismën për një “Nurberg “për krimet e komunizmit apo diçka tjetër te ngjishmë qe do te vinte ne vend drejtësinë për mbi 100 milionë viktimat e krimeve komuniste dhe miliona te tjerë qe pësuan e po pësojnë persekutimin komunist . Be mendojmë qe ndëshkimi i krimeve komuniste është me rendësi edhe për te tashmen e te ardhmen do te frenonte ne një fare menyare nje rikthim te mundshëm te komunizmit dhe krimeve te tij ne vendet tona gjë qe tek ne në Shqipëri po ndodh edhe aktualisht .

Duke nënshkruar Thirrjen në emër të mijëra te përndjekurve politike te komunizmit ne Shqipëri ju garantoj mbështetjen tone te plotë e te gjithanshme për realizimin kësaj nisme juridike e politike me rendësi jetike për ne .

Me respekt
Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë

 

Thirrja 

*Thirrje për organizimin e një gjyq të ngjashëm me Nurembergun për komunizmin, i iniciuar nga Vladimir Bukovsky, prof. Renato Cristin dhe Bertil Haggman. Kjo thirrje është firmosur dhe mbështetur nga Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe nga shume shoqata e institucione të ngjashme nga vende te ndryshme te botes si dhe personalitete te shquara politike, shoqërore e kulturore

 

Një Nuremberg për krimet e komunizmit

Tridhjetë vjetori i rënies së Murit të Berlinit na paraqet një mundësi të vlefshme. Ne jo vetëm që mund të japim një kontribut të nevojshëm në kujtesën historike, por gjithashtu të zhvillojmë dhe mbështesim një kulturë anti-totalitare, me përmasa të gjera dhe largpamëse.

Ne shfrytëzojmë këtë mundësi për të propozuar krijimin e Gjyqeve të Nurembergut për Komunizmin.

Gjyqet e Nurenbergut, të mbajtura nga 1945 deri më 1946, gjykuan dhe dënuan krimet e Nacional Socializmit dhe udhëheqësve të tij, duke dhënë një gjykim përfundimtar gjyqësor, moral dhe politik në atë shembull të totalitarizmit.

Gjyqet i sqaruan botës se nazizmi ishte i keq dhe shkatërrues për njerëzit e vet dhe nuk do të pranohej më askund në botë.

Komunizmi, i cili ka shkaktuar më shumë vdekje dhe vuajtje masive në të gjithë botën sesa nazizmi për shumë më gjatë, nuk është thirrur kurrë për të dhënë llogari në një gjykatë globale siç është Nuremberg. Që nga viti 1917, diktaturat komuniste ose socialiste në mbarë botën kanë shkaktuar më shumë se 100 milion vdekje.

Jo vetëm që ata janë përgjegjës për shtypjen e gjerë të lirive individuale dhe nxitjen e urrejtjes së klasave, por edhe për genocidin dhe vrasjet masive të pashmangshme nën regjimet komuniste.

Siç e dimë të gjithë, genocidet dhe masakrat njihen botërisht si krime kundër njerëzimit. Sot, pas rezultateve katastrofike të të ashtuquajturit “socializëm të vërtetë” dhe të gjithë diktaturave të tjera me kalimin e kohës, të rrënjosura në ideologjinë komuniste (si sot në vende si Venezuela apo Kuba), si ngjarjet historike ashtu edhe ato aktuale lypin për një gjykim të ngjashëm përfundimtar – jo vetëm një aktgjykim për veprimet e individëve, por edhe një gjykim politik dhe moral mbi rezultatet e pashmangshme të kësaj ideologjie.

Krimet e komunizmit kundër njerëzimit duhet të dalin ne drite dhe të ndëshkohen.

Komunizmi nuk ra me Murin e Berlinit. Kjo ideologji është akoma e gjallë në botë, në shtetet dhe partitë që janë hapur komuniste dhe në mendimin politik dhe kulturor që minimizon dhe përpiqet të fshijë krimet e komunizmit, sikur të ishte një ide e mirë e cila vetëm ndodhi që përkonte me ngritjen e një regjim brutal pas tjetrit përgjatë dekadave dhe kontinenteve.

Për tju kundërvënë këtyre ndikimeve të apologjinë/shfajësuese, ne bëjmë thirrje për krijimin e Gjyqeve të Nurenbergut për Komunizmin, një gjykim global që shqyrton krimet shumë të vërteta të kësaj ideologjie, cakton përgjegjësi politike dhe institucionale për ta, ndëshkon degjenerimin e tij moral dhe u bën të qartë për të gjithë se komunizmit është çnjerëzor dhe ka papajtueshmëri te brendshme me shoqëritë e lira.

Ne jemi të vetëdijshëm që një projekt i tillë do të haste vështirësi praktike dhe kufizime ligjore. Edhe ashtu, ne besojmë se barriera të tilla nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë në rrugën e një gjykimi historik politik, etik dhe kulturor, të cilin ne e shohim si një detyrë ndaj njerëzimit të imponuar nga ne nga ndërgjegjja historike.

Në emër të miliona të zhdukurve në të kaluarën dhe për të mbrojtur gjeneratat e ardhshme nga përsëritja, gjyqet e Nurembergut për komunizmin duhet të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur.