Po të kishte mundësitë e të atit ,do ti pushkatonte !

Nga Nebil Çika
Shume  njerëz ,me te drejte ,janë indinjuar nga fakti qe Dritan Hila i paska “demaskuar armiqtë e brendeshem”  , protestuesit antiqeveritar të dhunuar nga policia ne 9 maj ne Tirane, madje i ka quajtur edhe “idiote” . Nuk ka si të ndodhe ndryshe , sot Hila i ri ka vetëm këtë mundësi te shpreh urrejtjen e tij gjenetike për “ armikun e brendshëm “ te pushtetit popullor po te kishte mundësitë e te atit , do ti pushkatonte . Dikur i ati i tij Ylli Hila i vriste , dënonte e torturonte protestuesit ndaj qeverise si beri me te burgosurit e Revoltës se Spaçit ne maj te vitit 1973 ku me “pune te palodhshme, këmbëngulëse , te zgjuar dhe vigjilente si pjesëtar i grupit te hetimit i “ pushkatoi 4 protestues dhe dënoi me burgime te renda dhjetëra te tjerë dhe për ketë mori edhe flete–falënderimi nga shefi i tij ish ministrit terrorist te brendshëm te diktaturës komuniste , Fiçor Shehu . E meriton që edhe Hila i ri te përgëzohet me nje tjetër flete –falënderimi , apo edhe me tepër , për vazhdimësinë dhe e traditës familjare në zhvillimin pa kompromis te luftës se klasave nga qeveria aktuale .