Po tani cfare justifikimi do kete Rama per Tahirin?!

Nga Armand Maho

Babai paska thene qe parate jane te tijat dhe i biri po i conte te Kurum! Pra babai i jep cash per transport djalit 25 vjec 863 mije euro nga Tirana ne Elbasan dhe per me teper pa patente?!. Te jep pershtypjen sikur hekurin do e blinte te tregu cam apo te gabi qe e kish me kaq axhale, sa ti conte parate cash, dhe jo kompania me e madhe ne vend!.E para kjo e dyta, kush qenka ai baba qe nxirrka rrugeve ne mes te nates djalin me gati 1 milion dollare ne nje vend ku te heqin qafe dhe per 2 mije euro ne rast se e dine qe i ke m vete. E treta, ka ndonje fature se nga i ka terhequr keto para, pra nga banka apo i kane ardhur si pasoje e shitjeve por dhe per kete duhet te kesh bilance e fatura! Pa u marre ketu me patentat qe u gjeten te cilat jane subjekt i hetimit per Tahirin!
Por cfare ka ndodhur mbremjen e dates 1 nentor? Ka qene rastesia ajo qe ka sjelle ndalimin e personit, pasi u informua nga patrulla me dy police se nje makine po ecte me shpejtesi marramendese dhe kishte rrezik te behej shkak per aksident. Ne rast se incidenti do ndodhte ne Tirane apo Vlore , Sota nuk eshte cudi te vazhdonte te ishte i lire. Policet e qarkullimit ne kryeqytet dhe Vlore e njihnin makinen e te riut mik i kreut te ministrise se brendshme dhe kjo ishte arsyeja qe ai nuk e kishte problem te qarkullonte dhe me patente te bllokuar. korrieret ne fakt jane shume te kujdesshem ne veprimet e tyre dhe spara bejne spektakle ku kane nje detyre per te permbushur, por ne rastin ne fjale dyshohet se mund te kete qene nen efektin e alkoolit apo narkotikeve. Me pas patrulla e policise rrugore pasi ka hasur ne arrogancen e te riut ka lajmeruar grupin e gatshem, i cili ka bere te mundur bllokimin e automjetit dhe kontrollin fizik te makines. Ne kroskot i jane gjetur gati 900 mije ose saktesisht 863 mije euro qe sipas mbajtesit po dergoheshin tek kompania turke Kurum per blerje hekuri per llogari te babait te tij. Vete kompania i ka lare duart nga kjo histori duke thene se ajo operon vetem nepermjet sistemit bankar, por qe gjithsesi duhet pare me rezerva, pasi dhe vete destinacioni i korrierit le shume per te deshiruar.
Duket qare se jemi para nje skandali i cili sdihet ku do i dale tymi. Korriere, kompani, e banka ne funskion te pastrimit te parave te droges, dhe jo me kot epiqender eshte bere Vlora dhe Elbasani. Personi ne fjale ne qutetin bregdetar ushtronte shumicen e aktivitetiteti, eshte ndertues, ka disa fabrika, ndersa i biri fitonte tenderat e Ministrise se Brendshme.
Nuk eshte cudi qe parate te pastroheshin ne qytetin e Lal Zimit, i cili ka futur ne morse qytetin qe i besoi voten. Pyetjet qe shtrohen rreth kesaj ngjarjeje jane te shumta, por jo te pamundura per te marre nje pergjigje. Cfare deshen patentat per mjete lundruese te ministrit te brendshem ne makine? Perse keto patenta nuk i jane dorezuar prokurorise por i jane dhene shoferit, nderkohe qe vete ministri, perflitej se kishte ne pronesi nje mjet lundrues? Perse 800 mije euro duhet te qarkullojne jashte sistemit, dhe sikur keto te perdoren per qellime te ndershme nderkohe qe per blerje mbi 150 mije leke kerkohet transferte nepermjet bankes? Perse policia nuk flet per patentat e ish ministrit, nderkohe qe fotot e tyre kane dale ne media?
Sa te pafajshme mund te jene te gjitha keto “ rastesi” qe sillen vetem rreth nje emri te vetem Sajmir Tahiri ish minister i brendshem. Ai njeriu qe shtypte vete butonin e tritolit, qe mbushi burgjet me varfanjeket e dritave apo dhe te atyre qe tentonin e rregullonin avllite apo catite e shtepive. Ai qe nuk ngurronte te sulmonte me te gjitha baterite cdo gjyqtar e prokuror te ketij vendi, luftetari i madh i vettingut qe nuk la njeri te drejtesise se ketij vendi pa e futur ne vezhgim. Po tani! Cfare justifikimi do kete Rama, Spiropali, dhe shpura e rilindjes. Urdhero bejeni shtetin!