“Po shkojmë drejt izolimit total”, Kryemadhi : Ja sa shqiptarë nuk votuan dje

 

Ka dal ditën e sotme në një deklaratë për shtyp kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo ka deklaraur se dita e djeshme, ajo e 30 qershorit dita e zgjedhjeve lokale, ishte një fityore e madhe për të gjithë shqiptarët, sepse e gjithë ajo ka treguar se si të gjithë kanë bërë një refuzim totl kundër qeverisjes aktuale.

E ndërkohë që gjatë fjalës së saj ajo ka përmendur dhe KQZ duke u shprehur se kjo e fundit ka shkelur kodin zgjedhor sepse ka lejuar votimet e paligjshme.

Në fund të fjalës së saj Kryemadhi të gjithë për gjegjësinë per krizën ia ka drejtuar opozitës, e vetmja që mund ta zgjidh dhe ti jap drejtim situatës.

Fjala e Kryemadhit:

KQZ ka shkelur mbi 30 kodin zgjedhor për votime të paligjshme, që kryhen me urdhër të tyre, votohet me urdhër të tyre, numërohet me urdhër të tyre. Dita e djeshme ishte dhunim i hapur i Kushtetutës, por dhe një tentativë e dështuar e krijimit të një shteti monist.

Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor, por dhe një përgjegjëse madhe për opozitën. Sot sfidat tona janë shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë dje me mospjesëmarrjen masive dhe fjala e tyre është përgjegjësi e madhe për ne.

Opozita e bashkuar duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës. Sot shqiptarët presin nga opozita një Shqipëri që iu ofron atyre një shtet të së drejtës, që iu garanton të ardhmen, lirin e votës, t’iu japin fund maktheve. Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuan Ramën, por duhet të punojmë fort për të fituar besimin e tyre.

Në këtë vend ka pasur zhvillim, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, por asnjëra nuk lidhet me pushtetin e Ramës. Ne ngritur në majat e ekzekutivit një njeri të papërgjegjshëm dhe të lidhur me krimin.

Shqipëria po e ndjen këtë në mënyrë dramatike. Me Ramën në krye po shkojmë drejt izolimit total dhe të pakthyeshëm. Duhet të punojmë fort për qytetarët, 85% e të cilëve refuzuan Ramën dje.