Po “peshku i madh” paska qenë vet Donald Lu ?!

 

Prej kohesh ambasadori amerikan ne Shqipëri kërkonte te kapeshin “peshqit e mëdhenj” te krimit dhe i korrupsionit ne Shqipëria por me sa duket ka rene vete ne rrjetë.

Agjencia amerikane, Judicial watch e ka nisur prej kohësh betejën e saj për të siguruar dokumente rreth reformës në drejtësi në Shqipëri dhe së fundmi ka nxjerë edhe raportin përfundimtar prej 30 faqesh.

Tashmë është zyrtare se nga dokumentet e DAP te siguruara prej JW me paratë e taksapaguesve janë sponsorizuar interesa të aktivistëve të majtë pro-qeveritarë në Shqipëri.

JW shkon edhe shumë më larg kur thotë se qëllimi i reformës ka qenë që drejtësia të vihet nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për një organizatë të lidhur me miliarderin George Soros.

Jo vetëm kaq, por nën akuzë është edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, si sponsor dhe mbështetës i kësaj reforme dhe I vënë në shërbim të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Raporti veçon një element nga situate politike parazgjedhore gjatë vitit 2017, kur ambasadori Lu minoi përpjekjet e opzitës për të ndaluar vjedhjen e zgjedhjeve të përgjithshme nëpërmjet kërcënimeve.

“Gjithashtu ia vlen të theksojmë se ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu (njeri i Obamës), është i lidhur me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Ai në maj të vitit 2017, ndihmoi të minojë planet partiake të opozitës shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” thuhet në raport mes të tjerave.

Në atë periudhë ambasadori Donald Lu, deklaroi në emër të SHBA, se do të njohë zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.\

Siç po duket peshku i madh paska pikërisht ai qe bënte deri tani rolin e peshkatarit e  qe nuk linte  vend pa  bertitur: kapni peshkun e madh . Kesaj sjellje ne  Shqiperi i thone : hajduti therret , kapeni hajdutin .

S,keni pare gje akoma