‘PO’ për Shqipërinë! Dashamir Shehi prezanton platformën e re  politike :

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka prezantuar sot një platformë dixhitale, ku do të diskutohen një sërë problematikash ekonomike dhe politike. Platforma do të jetë e aksesueshme pas datës 10 Janar, dhe do të ketë për herë të parë një marrëdhënie mes politikës dhe qytetarëve.

“Përmes platformës ne do të japim mundësi që njerëzit të votojnë qoftë për ide të reja, qoftë për pushtetarët. Kjo platformë do të nisë në 10 Janar, dhe ligji i parë që do të kërkojmë është ligji për Referendumet. Sigurisht që e gjithë armosfera nuk do të ishte kaq arrogante sa është sot.

Ka ardhur koha që ti themi po një rinjve në politikë, ndaj ia kemi dhënë dhe emrin ‘PO’. Bota e politikës dhe shoqëria civile janë dy rrethë në shoqëri, nuk mbivendosen dhe as nuk zëvendësojnë njëra tjetrën.

Është një armë e re për të çarë rrethimin ku kemi ngecur. Filozofia është kjo, të rindërtojmë një marrëdhënie të re me publikun. Unë shpresoj se këtë platformë do ta ndjekin mijëra njerëz. Është një formë që del në mënyrë elektronike.

Themeluesit janë kryesisht shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Do ti nënshtrohemi ligjeve që janë puro europiane. Çdo javë së bashku do të kemi disa komunikime në lidhje me situatën politike, është një platformë pune”, tha Shehi.