PLLENUMI, RUÇI, KANDIDATI PËR DULLË

PLLENUMI, RUÇI, KANDIDATI PËR DULLË

“Si rregull,-sugjeron Borges, -nuk duhen urryer armiqtë, sepse në rast se kjo ndodh, kthehemi në skllevër të tyre.”

Kryeministri i mëshoi fort këtij “kaceku” pra urrejtjes. Urrejtjes për armikun(opozitën). Ftoi popullin protestues me diabolizmin e emblematik të perversëve, se “dhe ky ishte një nga protesuesit…” të përkrahin atë, jo fajtorin për dështimin ekonomik e politik të tij që sipas tij është opozita e vendit.

Taktikë që nuk pi ujë më, dhe sidomos nuk është taktikë e Ruçit.

Pse?
Nëse diktatori me monument të rrëzuar, janarin e largët, nuk do të ishte copë bronxi, po copë mishi si Rama që ka fillu mos me pyet Ruçin, nuk do të ishte rrëzuar. Përkundrazi do të këndohej me muzikë e vargje, siç e dimë.

Dhe?
Së pari do të mblidhte urgjent bironë politike të rrethuar me gardistë dhe Llesha. Do të drejtonte gishtin tek 1,2 apo 3 koka biroistësh që do priteshin ose tredheshin.
Menjëhershëm do të zhvillohej plenum i jashtëzakonshëm për të përcjellur drithërimën dhe terrorin në bazë, tek organizatat e partisë e këto në popull.
Sandër Lleshat, tashmë do ti kishin arrestuar “sozitë” armiqsore të birosë që kishin çorjentuar popullin, pa pj…ur për ambasadorët. Madje këta do të merrnin valixhet e iknin.

Së dyti Lleshi(nëse ky nuk do të ishte ndër viktimat e gishtit diktatorial, Llesha të tjerë) do të vishnin qillota e rrobë ushtarake duke e vënë popullin në gadishmëri luftarake; Armëmbajtësit do të kapnin majat e lapidarëve me turne, qentë e kufirit do lëshoheshin mbi turma për të nuhatur armikun, ndersa “qentë” klandestinë të dosjeve të maskuar si njerëz, do merreshin me eleminimin e armiqve sipas listë së “plikove” te degës se brendshme.

Së treti mbasi klima e spastrimeve ta kalonte në favor të Lliderit, Ki do të bënte “synoptikën” e poliagjentëve.

Dullë, kandidat për dullë a ça dreqi je ti: Nuk bënet “synoptika” pa i bërë detirat e sipërpëmendura.
Kundërshtari (armiku) yt po të merr zvarrë e të leçit gjithandej, sepse ke mbetur në pezhshkën e urrejtjes.
Nuk i degjon dot Borges-ët?!
Po Ruçin tënd dëgjoje. Ruçi tënd s’ka bërë libra, po gjak bën.
ZEF ZEFI