Peshku qellbet nga koka

Nga Adriatik Riza Dosti

·
Mire beri PD qe e denoncoj publikisht anetarin e Keshillit te Larte te Prokurorise Bujar Sheshin … duke i bere publike dosjen e faktin e te qenit Spiun i Sigurimit te Shtetit ne kohen e Diktatures teksa nen pseudonimin ”Venusi” sherbente ne Prokurorine dhe Hetuesine e rrethit te Fierit…

Dhe me monstra si Bujari ..Shqiperia e sotme e Edi Rames eshte e mbushur ende plot ..ndaj dhe i ke kudo me shumice ne qeveri, ne shtet , ne parlament e sidomos neper partite politike pa hesap te atij vendi…ndaj mire beri PD vertet qe e beri publik denoncimin…

Por…

PD ..dhe denoncuesit e saj ”harrojne kinse” se Shefin e madh te Hetuesise komuniste te Fierit te asaj periudhe dhe koken qe e drejtonte dhe e orientonte Bujarin spiun te asaj kohe ..e quanin Spiro Kaso…

Dhe ja qe ky Spirua na qenka Babai origjinal e natyral i njeres prej figurave qendrore drejtuese te sotme te PD …me emrin Ivi Kaso…

Por mesa duket ne PD e sotme te Bozdove e Ristaneve me kompani… shume syresh harrojne faktin se Gjarperi e ka helmin tek koka e jo tek bishti…ndaj sikur ju vjen me per mbare te merren me bishtin e Bujarit e te harrojne koken e babait te Ivit…

Me Ivin as kam e as qe dua te kem gje sepse se pari as e njoh e as qe dua te me njohi…por ja qe jane ca gjera,,,ca norma morale, shoqerore por pse jo edhe ligjore ..qe nuk te lejojne dot kurresesi tu thuash te tjereve qe …beni si them une por mos beni si kam bere e si bej une…sepse nje fjala vjen nje vrases e kriminel komunist nuk mund tu beje dot leksione ndershmerie, drejtesie, njerzilliku, e te ngjyres demokratike te tjereve kunder diktatures e kriminalitetit … qofte ky Babai apo Nena apo qofte edhe i Biri dhe e Bija…apo jo?

Sa me deshire do vija aty ne krah tuaj te protestoja fuqishem per rrezimin e Edvineve por edhe te Bujareve spiune me 16 shkurt…por e kam krejtesisht te pamundur te jem ne krah te Ivit tuaj e ne nje rresht me Bozdon e Ristanin…qe i kini vene ne krye te asaj Partie qe po merr persiper te ndryshoje fatin e Shqiperise e te shqiptareve dhe ta pastroje ate nga spiunet e kriminelet e djeshem te Diktatures…

Thone qe Peshku qelbet nga Koka… e nuk mban ere nga bishti…e derisa ta kuptojne aty ne PD ..se edhe kur hyn te bej nje dush a banje,,,njeriu ne fillim lan koken e pastaj kembet .. ma do mendja se do duhen akoma edhe kushedi se sa 16 shkurte te tjere per ti bere se bashku te gjithe shqiptaret e ndershem, patriote e nacionaliste por edhe antikomuniste …e qe me pas nen besimin, shpresen e drejtimin e ndershem te PD ..te rrezojne jo nje por edhe 100 Edi Rama po te jete nevoja …jo nje PS e nje Rilindje por edhe dhjetra te tilla po tu dalin perpara…
Ndaj jo me kot i shkrova publikisht para disa ditesh Liderit te sotem te PD z. Basha…teksa i kerkoja te pastronte PD nga Skorjet…dhe mbeturinat e se djeshmes komuniste e diktatoriale…

Beje z. Basha …bejeni pa frike demokrate te vertete te asaj Partie..se vetem keshtu do ti beni nje sherbim te madh Demokracise se vertete ne Shqiperi e vetem keshtu populli, antikomunistet, ish te persekutuarit politike e demokratet e vertete qe jane me mijera ne mbare Shqiperine por edhe me shume akoma jashte saj …do te rifitojne besimin e humbur ndaj jush e shpresen e venitur tek e nesermja dhe tek vete PD…dhe ju siguroj qe do t’ju ndjekin serisht e fuqishem nga pas ashtu sikurse me 1991…

Drita vjen vetem atehere kur largohet Erresira…

A.R.DOSTI