Pesë mijë lekë shpërblim për betejën?! Mjekët e Urgjencës në Lezhë hidhen në protestë

Mengjesin e sotem, infermierët dhe mjekët e Urgjencës në Lezhë kanë bere nje proteste, pasi nuk kane marre shpërblimin që sic thone ata u është premtuar nga kryeministri Rama.
Shpërblimi i premtuar nga qeveria për bluzat e bardha në vijën e zjarrit me COVID 19 duket se do të jetë i dedikuar vetëm për Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, njofton Panorama.

Urgjencat e spitaleve rajonale kane marre një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh sipas tyre. Pas kesaj, personeli i urgjences në Spitalin Rajonal të Lezhës protestuan në shenjë indinjate ndaj kësaj pagese, e cila sipas tyre nuk është ajo që ju ishte premtuar.

Bluzat e bardha e kanë refuzuar këtë pagese dhe kanë kërkuar që të shkojë për familjet në nevojë, ndërsa pavarësisht mungeses së vleresimit premtojnë se angazhimi në luften kunder Covid-19 do të jetë maksimal.

“Refuzojmë këtë shpërblim, që ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojme punen pavaresisht rrezikut” thane ata.