“Person me precedentë penalë : PD kallëzon penalisht shoqëruesin e Berishës, shqeu derën në selinë e PD 

Mbërritja e Sali Berishës dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së është shoqëruar dhe me akete dhune, thyerjen e një prej dyerve të sallës se Këshillit Kombëtar .

Pasi deputeti Noka ka konstatuar se salla e mbledhjeve është e kyçur, një person i identifikuar si Fatjon Dauti e ka shqyer me shqelm.

Pas përfundimit të mbledhjes Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit u larguan nga selia, ndërsa menjëherë PD ka njoftuar se e ka kallëzuar penalisht Dautin duke e akuzuar dhe Nokën si urdhërues të këtij akti. Gjithashtu sipas PD-së, Fatjon Dauti është dhe person me precedentë kriminal.

Njoftim i PD-së:

“Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike

Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”.