PERSE NUK FLAS PER BURGUN!

Nga Gjergj Hani

Keto dite jane degjuar nje seri zerash te flasin e te shkruajne per burgjet komuniste duke marre shkas nga pervjetoret e trishte te revoltave te Spacit e Qafes se Barit. Edhe pse nuk i perjetova fizikisht ditet e revoltes se Qafes se Barit, i gjeta ato akoma te gjalla nje vit me vone kur mberrita aty si i denuar me akuzen e tradhetise se larte ndaj atdheut. Terrori, dhuna e tortura e shoqeruan ekzistencen e atij kampi deri ne ditet e fundit te ekzistences se tij. Megjithate kam zgjedhur te mos flas, per te ruajtur te paster flijimin e atyre burrave qe sfiduan vdekjen ne emer te nje Shqiperie te lire. Jam i bindur qe do t’ju duket paradoksale sa po shkruaj, e do te me pyesni se c’kuptim ka heshtja ne kete rast!?
Ka nje kuptim te thelle vellezer! Nuk dua te “qurravitem” duke treguar dhimbjen, ne monologe te perlotur, per te provokuar keq-ardhjen tek kush me lexon. Jo nuk ishte kjo enderra jone. Enderra dhe deshira e te gjitheve ne qe kaluam neper ate tunel dhimbjesh, dhe mbi te gjitha e atyre burrave qe sakrifikuan jetet e tyre ne nje shperthim te etshem per te vendosur drejtesine. Endera jone ishte dhe mbetet vendosja e drejtesise. E drejtesise qe si koncept mbart pergjegjesi penale per ata qe e shkelin, dhe e drejtesise historike, qe ve gure themeli ne kujtesen e popujve.
Asgje nga keto nuk ka ndodhur ne Shqiperi gjate ketyre 23 vjeteve qe shume kush me paturpesi intelektuale i quan vite te jetes demokratike.
Zgjedh te hesht kur shoh Kryetarin e parlamentit, me shallin e kuq komunist ne qafen e tij te dhjamur te perkujtoje me nostalgji luften vellavrasese te pashallareve te kuq, nderkohe qe askush nga te ashtuquajturit demokrate nuk thote as nje fjale per kete apologji te mirefillte te se shkuares kriminale e aq me pak te perkujtoje zyrtarisht si opozite demokratike pervjetorin e revoltave anti komuniste, kur shume prej tyre ishin te inkuadruar ne partine komuniste e shume te tjere as qe kishin lindur.
Une zgjedh te hesht, kur shoh farsen e peshtire te “dialogut demokratik” mes kriminelit Braho e te vetequajturve demokrate.
Une zgjedh te hesht, kur shoh ish sherbetoret e zellshem te diktatures te firmosin akoma me duart e tyre te pergjakura akte parlamentare, kushtetuese e gjygjsore.
Kjo nuk eshte demokraci! Kjo eshte shkerdhatokraci. Ndaj une zgjedh te hesht, se nuk kerkoj meshire por padis kufomen e diktatures qe vazhdon te qeverise jetet e njerezve me sepate ne dore. E ne kushte te tilla heshtja vlen me shume se nje mije “qurravitje”. Perderisa nuk qeme e nuk jemi te zot te vinim e te veme ne vend drejtesine e neperkembur, te pakten te gjejme kurajon e te heshtim per te mos u katandisur ne mjerane qesharake!