Përse e sulmon Andi Bushati, Lulzim Bashën ?!

 

Nga Qamil Gjyrezi

Opinionistit Andi Bushati, pinjollit të i ish-sigurimit, sovranistit dhe përfaqësues i “Klanit Kapo” nuk i intereson Shkodra. Andi Bushatit i interesojnë bizneset e tija në Tiranë, Bowling dhe Fushat e tenisit, fusha mediatike, ku shpesh i paguar nga “qarqe të caktuara oligarkësh” sulmon zotin Lulzim Basha dhe demokratët e ndershëm në 30 vite. Andi Bushati dhe Lulzim Basha përfaqësojnë “dy botë” krejt të ndryshme politike dhe intelektuale. Lulzim Basha kërkon ti japë fund tranzicionit 30 vjecarë, “llumit” të kësaj periudhe ku fituan pushtet dhe para modelet si Andi Bushati me “soj e sorollop”, duke varfëruar shqiptarët. Lulzim Basha nuk ka të bëjë me ish-sigurimin dhe ish-komunizmin, prej nga vjen Andi Bushati, Sali Berisha dhe “Klani i tyre”.

Këta dy modele u përballuan në një emision në televizon, ku Bushati mbronte oligarkët dhe llumin 30 vjecar duke shpifur dhe gënjyer dhe Lulzim Basha qe kërkon ndryshimin për të gjithë shqiptarët, të kësaj situate vrastare që po i varfëron të gjithë. Edhe mbrëmë në emisionin “Open”, Andi Bushati pyet në formë cinike, nën/kryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj, se, nëse humb PD Shkodrën, a do të japi dorëheqjen Basha?!
Zgjedhjet e pjesshme lokale janë test për PD-në, por rruga për të realizuar ndryshimin e madh, largimin e rregjimit të Edi Ramës, kërkon energji dhe projekte të tjera politike.

Mgjatë PD, do të bëjë një koalicion të shkëlqyer në këta zgjedhje të pjesshme, lokale duke përfshirë shqiptarët që e kërkojnë këtë ndryshim.
PD e Shkodrës do i’a dali sëbashku me të gjithë shkodranët e ndershëm duke qëndruar në krah të njëri tjetrit ashtu sic shprehet Zoti Lulzim Basha: “Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro. Kemi zgjedhur të ardhmen”!
Për Shkodrën shtë i mirëpritur edhe Andi Bushati dhe kushdo tjetër i majtë apo i djathë të japi ide për zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të qytetit 2400 vjecarë. Por të ndërtosh kurthe mediatike sic bën gënjeshtari Andi Bushati , duke sulmuar Bashën, është shumë cinike, jo politike dhe as profesionale.

Andi Bushati përpiqet të tregohet shumë sovranist, duke sulmuar Sh.B.A. dhe të sulmojë edhe gjoja Edi Ramën. Në këtë plan i kujtoj të parët e tij, që e kanë patur Sh.B.A.-të armike, kurse Lulzim Basha dhe neve demokratët e ndershëm kemi vendosur të jemi përgjithmonë me Sh.B.A.të

Bushatlinjtë në Shkodër kanë historinë e tyre të ndritur të lidhur me figurën e Kara Mahmut Pashës. Por mbas pavarësisë dhe sidomos mbas 1941 shumë Bushtalinjë u ndanë ideologjikisht në të majtë dhe të djathtë sic ndodhi në të gjithë Shqipërinë.
Një pjesë e tyre duke përmendur Sulco Beg Bushatin që mbrojtën nacionalizmin dhe antikomuznizmin morë “plumbin ballit” në 1947, kurse pjesa tjetër ku bën pjesë edhe Andi dhe familja e tij mbështetën ish-komunizmin barbarë dhe aq më keq ish-sigurimin e shtetit. Biles Andi dhe famija e tijë i nipi i Hysni Kapos, kanë qenë pjestarë të “Bllokut famëkeq”, ku ka bërë pjesë, sic e shkruajta më lart edhe Sali Berisha dhe oligarkët që mbron Andi Bushati me klanin e tij mediatik.

Andi i ka problemet brënda llojit, me klanin Hoxha prandaj bën “transfertë” dhe sulmon gjoja Edi Ramën qeverisjen e tij të keqe?! Të dy klanet Hoxha dhe Kapo i kanë shumë borxh të gjithë shqipatrëve për dëmin 45 vjecarë nën komunizëm dhe në këta 30 vite të tranzicionit.

Me të drejtë zoti Basha e quan këtë opinionist gënjeshtarë dhe shpifës! Largimi i trekëndëshit të Bermudës do ti japi fund tranzicionit 30 vjecarë dhe opinionistëve gënjeshtarë dhe shpifës si Andi Bushati që nuk e kanë hallin tek Shkodra dhe sulmojnë Luzim Bashën që po punon për të ardhmen!