Perplasja në Devoll, Basha reagon ashpër

Lulzim Basha ka reaguar për tensionet në Bashkinë e Devollit prej orëve të para të mëngjesit, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka shkuar në zyrë i rrethuar nga policia dhe Forcat Speciale.
Basha shkruan në “Facebook” se pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale kundër vullnetit të popullit. Sipas tij, ky regjim kriminal e plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.
“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha.