Përplasja me Trump, monedha kineze në vlerën e 2008

 

Monedha e kinës ka prekur pikën më të ulët të saj të 10 viteve të fundit një shenjë e qartë e efekteve të tarifave të presidentit Trump të cilat kanë nisur të shfaqin ndikimin e tyre në sektorin e gjerë të manifakturës kineze.
Pavarësisht se zhvlerësimi i monedhës normalisht ëhstë nëj metodë për të amortrizuar efektet e përplasjeve tregtare, pekini ëhstë i kufizuar në sasinë e zhvlerësimit pasi jep efekte negative në stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.
Juani i kinës ju afrua nivelit të rrezikshëm të 7 juan përçdo dollar në ditën e martë që është dhe vvlera më e ulët që nga maji i vitit 2008. Juani ka humbur 9% të vlerës që nga muaji janar si apsojë e rritjes së interesave nga rezerva federale dhe tensioni i luftës së tarifave me uashingtonin.
Të qëndrojë përmbi nivelin e 7 juan përçdo dollar është një kufi shumë i rëndësishëm psikologjik për kinezët pasi nuk ka qënë në këtë pozicion që kga kriza e madhe e 2008-2009.
Për momentin SHAB aplikon 10% tarifë për nëj numër të lartë të produktesh kineze dhe zhvlerësimi në të njëjtën vlerë i monedhës në të njëjtën masë zhbën efektet negative të tarifave.
Trump dhe Xi Jinping do takohen në nëntor dhe takimi nuk pritet të jetë pozitiv për shkak të këtij zhvlerësimi.
Ndërkohë manifaktura ka probleme në kinë. Më shumë se 70% e kompanive amerikane në jug të kinës po studiojnë mundësinë e ngadalësimit të investimeve apo edhe largimine fabrikave nga territory kinez pasi lufta tregtare dëmton interest e kompanive.