Përplasja me armë në Levan, Luan Baçi drejton gishitin: Ja kush është politikani që po manipulon hetimet

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi në një intervistë dhënë për Fax News ka komentuar ngjarjen e fundit të ndodhura në Fier, ku pati një përplasje me armë mes dy grupeve në Levan. Baçi tha se, njëra palë e përfshirë në konflikt u ndihmua nga ana e policisë, ndërsa ngjarja u mbajt tërësisht në terr informativ.

Sipas tij ka qenë kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ai që ka ndërhyrë te drejtuesit e policisë për të hedhur fajin vetëm te një nga grupet e përfshira në konflikt.

“Ashtu siç e kam thënë dhe në rrjetet sociale, më të rëndë cilësoj reagimin e strukturave të shtetit. Arma e policit u përdor nga njerëz të paëpërgjegjshëm, reagimi i policisë ka qenë politik, rrethoi spitalin në një shtetrrthim të plotë, për arsye se kërkonte që të hidhte fajin në vetëm njërën anë të palëve të përfshira.

Ka një terr informative për këtë çështje, ka punonjës policie që ende ruajnë dy persona me mbiemër Zhapaj, në spitalin e Fierit. Ka ndërhyrje politike për të manipuluar ngjarjen, ku familjarët akuzojnë kryebashkiakun Subashi për ndërhyrjen, e ka shpallur veten perandor”, u shpreh Baçi për Fax News.

Kujtojmë se në Levan u plagosën Aleksandër Zhapaj, Aldi Zhapaj dhe Gentjan Zhapaj (djem të Aleksandrit), si dhe Klajdi Jonuz Lamaj dhe Erlind Afrim Muçaj, të cilët ishin në gjendje më të rënduar shëndetësore