PERPARA FËMIJËVE NDALUNI…!

Nga Lirim K. Nezha

Lexova nga një miku im këtu në fb se në shkollen 9 vjeçare “Balil Pelari” të Orikumit bëhet propagandë e hapur pro komunizmit dhe “vlerave” të tij prej njerëzish të ftuar nuk e di me çfarë statusi në bisedë me nxënësit
Nuk është e rëndësishme për mua se kush është personi që e bën këtë. Është kushdo që ka ngelur nostalgjik i diktaturës komuniste,por është shumë e rëndësishme dhe shqetësuese që dikush apo disa pjesëtarë të stafit pedagogjik i shëndërrojnë fëmijët në auditor për perversitete të tilla. Është kriminale që sot t’i krijohet terren propagande fosileve të komunizmit. Dikush duhet të përgjigjet për këtë,e në mos u përgjigjtë përpara strukturave arsimore,do të duhet të përgjigjet përpara prindërve që i dërgojnë fëmijët në shkolĺe për të marrë njohuritë e domosdoshme dhe jo për t’u indoktrinuar prej mendjeve diabolike që dikush,me apo pa dashje,u krijon terren.
Unë kam konsideratë për stafin pedagogjik të asaj shkolle sepse është shkolla nga ku kanë dalë edhe fëmijët e mi,por ndihem thellësisht i zhgënjyer pas këtyre që dëgjoj.
Fëmijët kanë mjaft për të mësuar e duhen nxitur që të mësojnë,por nuk e kuptoj se çfarë mund t’u mësojë fëmijëve dikush që ende qan sistemin e shkuar?
Miqtë e mi,mësues të asaj shkolle apo edhe prindër të fëmijëve që mësojnë aty,bëhuni barrikadë e mos lejoni askënd që të bëjë propagandë në shkolle,asnjë lloj propagande,por aq më pak evokim të “vlerave” të një sistemi makabër si sistemi komunist. Më bastardi sistem ishte ai që përjetuam ne e ndaj duhet të mbajmë sa më larg fëmijët. Eshtë vija e kuqe që nuk duhet lënë askush ta shkelë.