Përkujtohet maskara komuniste e Tiranës : Çika-Bashës: Po përsërisni gabimet e te parëve tanë në 1944 …

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike të Shqipërisëpërkujtoi sot në Tirane masakrën e komunistëve në Tiranë dhe nderoi 36 martirët e vrarë më 17 nëntor 1944 Ky aktivitet u zhvillua ne bashkëpunim me Institutin e Studimeve te krimeve dhe pasojave te komunizmit ne Shqipëri , Institutit te integrimit te te Përndjekurve Politike dhe Shoqatës Tirana
Ne ketë b ceremoni mori pjesë edhe kreu I opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga ish-deputetë të PD-së
Basha vuri një kurorë me lule dhe ka takuar të gjithë familjet tiranase, që iu vranë familjarët.
Është një tubim homazhe dhe protestë njëheraz , tha ne fjalën e tij kryetari i shoqatës Nebil Çika
“Historia po përsëritet dhe ne po shohim me sytë tanë restaurimin e diktaturës komunist! Nëse je Diktatura është kërcënim për të gjithë ne! Reago tani që kur të vijnë te shtëpia jote të mos jesh vetëm e të mos jetë shumë vonë” .Masakrat e , theksoi komunistëve gjatë dhe pas luftës nuk kursyen as të vdekurit ! Kështu, po në 17 nëntor 1944, ata kryen një nga aktet terroriste më të shëmtuar që ka parë e dëgjuar bota. Hodhën në erë Mauzoleun e Familjes Mbretërore ku ishte varrosur Nëna Mbretëreshë, Sadie Toptani, pikërisht aty ku ndodhet sot Parku i Madh i Liqenit.
Pasi solli shembuj te veprimeve ë ngjashme te politikes se komunisteve terroristë ne 1944 me qeverinë e sotme kreu I te përndjekurve antikomunist I kërko z. Basha te merrte përgjegjësinë e plotë te përballje me komunistet ne pushtet , Mos bëni gabimin e antikomunisteve te 1944 . qe I toleruan komunistet dhe Shqipëri përfundoi ne terrorin 75 vjeçar te komunisteve . Komunistet janë terroriste dhe opozita me standardë erozion perëndimorë nuk mjafton për ti munduar ata. Ne emër te familjareve te martireve te masakrës foli zonja Krolina Kokalari e cila solli kujtimin e rrëmbimit nga shtëpia dhe ekzekutimit te babait dhe xhaxhait te saje !
Me pas u zhvillua një akademi përkujtimore kushtuar masakrës komuniste te Tiranës ku mori pjese midis te tjerëve edhe n ish presidenti i Republikës Bujar Nishani . Te pranishmit ne ketë akademi u përqendruan ne fjalën e tyre tek masakra komuniste e Tiranës por edhe tek kërcënimi për rikthimin e mundshëm te diktaturës komuniste ne stafetën e pushtetit nga tërit tek bijtë .