Përkujtohen vuajtjet e mijëra heronjve në burgun e tmerrshëm të Burrelit

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, në ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, përkujtoi në Burgun e Burrelit vuajtjet e mijëra të dënuarve politikë nga regjimi komunsit i Enver Hoxhës.

Në këtë ditë përkujtimi ndodheshin ish-të burgosur dhe ish të përndjekur politikë, drejtues të Partisë Demorkratike, ish-deputetë dhe aktivistë.

Ish-deputetja Dhurata Çupi ka publikuar disa foto nga aktiviteti përkujtimor. Çupi shkruan në postimin e saj në Facerbook se, sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri dhe për demokraci.

“Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.
Nga Mati kujtuam vuajtjet e mijëra heronjve në burgun e tmerrshëm të Burrelit”, shkruan Çupi.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika dhe ish të përndjekur ndezën një qiri për shpirtin e dramaturgut të madh, Et’hem Haxhiademi dhe ish-ministrin e Arsimit, intelektualit e përkthyesit të shquar, Xhevat Korça, vdekur në burgun e Burrelit

“Me të mbijetuarit e Burgut të Burrelit Qani Sadiku dhe Nuri Stepa dhe sekretaren e degës së SHAKPP Mat, Dea Kaziu në Burel në ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve”, shkruan Çika në një postim të shpërndarë në faqen e tij sociale..