Përkrahja e autorit të krimit është vepër penale

Nga Nebil Çika

Lexova sot Sokol Stojanin,Drejtor për Bashkëpunimin Institucional në Prokurorinë e Përgjithshme,në një interviste me BIRN në lidhje me raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, në të cilin, Komisioni Evropian konsideron si “dështim të prokurorisë” mungesën e hapjes së hetimeve kryesisht për rastet e të zhdukurve gjatë kohës së komunizmit.
Raporti i Progresit i cili verifikon progresin apo jo të Shqipërisë drejt arritjes së standardeve të Bashkimit Evropian në çfarëdolloj fushe, preku këtë temë këtë vit në kapitullin “E drejta për jetën”. Raporti shkruan:“Gjatës periudhës së këtij raporti, zyrat e prokurorive kanë dështuar të kryejnë ndonjë hetim ‘ex officio’ mbi personat e zhdukur gjatë kohës së komunizmit”. Personalisht e kam përshëndetur këtë konstatim te KE pasi ne pozitën e kryetarit të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë kam kontributin tim modest në këtë zhvillim. Ajo që më befasoi është guximi i prokurorit Stojani për të deklaruar publikisht mungesën e vullnetit politik të akuzës shqiptare për të hetuar krimet e komunizmit në Shqipëri, krime kundër njerizimit dhe gjenocid gjë qe ne e kemi ditur pasi jemi përballë vetë me këtë qëndrim politik e antiligjor te prokurorisë shqiptare
“Këta persona janë marrë nga organet e ndjekjes penale, janë gjykuar nga gjykatat e dënuar me ligjet e kohës,” i tha ai BIRN z. Stojani duke argumentuar se : “Zhdukja me forcë në kuptim të konventës dhe Kodit Penal ka kuptimin e marrjes me forcë nga autoritetet shtetërore dhe mohohet fakti i vend-ndodhjes së tyre. Pra, ka kuptim të ndryshëm nga mos tregimi i varrit ku prehet personi i dënuar me vdekje apo i vdekur gjatë fazës së vuajtjes së dënimit,” .
Mendoj se ky është një justifikim zyrtar për “dështimin e prokurorisë” të përmendur ne Raportin e Progresit te KE qe ne fakt nuk është një deshtim,por një veprim i paramenduar i akuzës shqiptare, një pjesë e mirë e sajë në konflikt interesi dhe tërësisht motivuar politikisht.
Të pretendosh që trupat e të zhdukurve, të pushkatuarve, të vrarëve në kufi ,të vdekur në hetuesi e burgje nga torturat dhe uria, të fëmijëve të vdekur nga uria dhe sëmundjet në kampet e shfarosje në masë janë krime të kryera sipas ligjeve të kohës është përkrahje e hapur e autorëve të këtyre krimeve një vepër penale e parashikuar në ligj : “NENI 302: PËRKRAHJA E AUTORIT TË KRIMIT
Miratuar me ligjin 7895, me datë 27/01/1995
Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet.”
Ky është ligji te cilin ka shkelur prokurori Stojani duke përkrahur hapur dhe publikisht autorët e krimeve të komunizmit krime kundër njerëzimit dhe gjenocid .
Tani kam un ca pyetje për prokurorin Stojani dhe krejt akuzën shqiptare lidhur me këtë çështje :
1- Ne cilin ligj te kohës parashikohej që trupat e të pushkatuarve , të vrarëve ne kufi , të vdekurve në hetuesi nga torturat , fëmijë e gra te kundërshtarëve politike te diktaturës te vdekur nga uria dhe torturat ne kampet e shfarosjes në masë nuk u ktheheshin familjarëve ?
2- Ne cilin ligj te kohës mbështetej internimi dhe mbyllja ne kampet e shfarosjes ne masë te fëmijëve grave dhe pleqve vetëm se ishin familjare te kundërshtarëve politikë te diktaturës komuniste ?
3- Ne cilin ligj mbështetej varrosja për se gjalli e të burgosurve politike ne kapet e shfarosjes në masë ne Maliq. Beden etje .Vetëm ne kampin e Maliqit janë varrosur të gjallë nga autoritetet e burgut 135 te burgosur politikë.
4- Ne cilin ligj u mbështet masakra e Bombës në Ambasadën Sovjetike ku 22 njerëz te pafajshëm u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe u pushkatuan pa gjyq, njërin prej të cilëve e hodhën nga dritarja e katit të dyte të hetuesie ku edhe vdiq .
5- Ne cilin ligj mbështetej tortura arsyeja e vdekjes se shumë njerëzve të pa fajshëm ne hetuesi e burgje.
6- Në cilin ligj mbështetej vrasja pa gjyq e njerëzve nga ushtarët në kufi dhe mos kthimi i trupave te tyre familjeve ? Vetëm pas heqjes ne 1990 të përcaktimit “tradhti ndaj atdheut” të arratisjes janë vrarë në kufi të paktën 94 persona trupat e të cilëve nuk u janë kthyer familjeve dhe nuk dihet ende ku i kane hedhur.
Kam edhe pyetje fakte e prova te tjera por këto qe thash janë te mjaftueshme për te hedhur poshtë pretendimet e z. Stojani që është në fakte edhe shprehja e vullnetit politik te prokurorisë për mos zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe përkrahjen e autorëve të tyre.
Përveç kësaj qe thotë z.Stojani kemi provat dhe faktet tona flagrante që vetëtojnë qëndrimin ne shkelje te ligjit te prokurorisë për sa i përket krimeve te komunizmit ne përgjithësi dhe gjetjes se te zhdukurve ne veçanti.
Kemi identifikuar disa varreza masive te zhdukurve ne diktuarën komuniste dhe personalisht kam denoncuar publikisht ,ne prani te mediave, Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit , pushtetit dhe institucioneve ndërkombëtare këto varreza masive . Një e tillë është në ish burgun politik të Kalasë së Gjirokastrës ku eshtrat e të zhdukurve ,të vdekur nga torturat shihem me sy e preken me dorë dhe nuk ka pasuar asnjë reagim nga prokuroria . Normalisht duhet të ishte izoluar vendin si skenë krimi dhe duhet te kishte nisur hetimet pasi kemi te bëjmë me vrasje masive.
4 vjet me parë, kam bërë në kallëzim penal, në pozitën e kreut të të përndjekurve politikë, për Masakrën e Bombës ne Ambasadën Sovjetike, një krim kundër njerizimit dhe gjenocid i vërtetuar plotësisht . Tetë prokuror te Krimeve të Rënda përfshi edhe Prokurorin e Përgjithshëm aktual kanë dhënë dorëheqjen pa nisur fare hetimin . Çështja iu kalua prokurorisë se Tiranës e cila e ka çuar në gjykatë me kërkesën për ta pushuar çështjen. Ne komunizmin tonë me prokurorin e çështjes ai pretendon se nuk ka persona gjalle gjë qe nuk është e vërtete. Ne identifikuam një prej autoreve të krimit dhe adresën e tij , Pilo Shanto,ish drejtor i Drejtorisë se Parë të Sigurimit te Shtetit qe jeton ne SHBA dhe i kemi kërkuar të kërkojë ekstradimin e tij ,por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe prokuroria e ka pushuar çështjen.
Ka shumë kallëzime penale të tjera nga familjare si dhe kërkesa drejtuar prokurorisë për të autorizuar kërkimet në vend-varrime të të zhdukurve te zbuluar prej tyre të cilat janë injoruar ose bllokuar prej sajë .
Mund të sjell qindra fakte e prova te tjera qe vetëtojnë faktin që prokuroria ne kundërshtim me ligjin dhe çdo lloj logjike kur vjen fjala për krimet e komunizmit, krime kundër njerizimit dhe gjenocid, qe nuk parashkruhen, ka dalë kundër misionit të sajë hetimin dhe ndëshkimin krimit , njëherazi me veprimet e sajë ka konsumuar një vepër penale; Përkrahje e autorit te krimit . qe ne rastin e deklaratave te Prokurorit Stojani është e vërtetuar edhe botërisht. Arsyeja është një dhe vetëm një .Konflikti i interesit . Shume prokurorë janë vete autorë te krimeve te komunizmit ose kane te afërm te tyre te tille . Edhe KLP dhe institucione te tjera nga e cila ajo varet janë ne te njëjtën situatë dhe ne i kemi denoncuar me emra autoret e krimeve te komunizmit ne to. Këto informacione e argumente i kemi përcjellë edhe ne BE e institucione ndërkombëtare te cilat iu kane shtuar edhe të dhënat e tyre dhe kane dalë në përfundimin qe në gjuhë diplomatik e paraqesin se “dështim” por qe ne fakt është një vendim politik ne konflikt te pastër interesi te akuzës shqiptare . Mungesa e vullnetit të prokurorisë për hetimin në krimeve tre komunizmit është vazhdimësi atyre krimeve e parashikuar ne kodin penal si : përkrahje e autorit të krimit ,që dënohet nga gjobë deri ne 7 vjet burg .